Rama: LSI-PD, gati fitorja ne Tirane
Qamil Xhani
Levizja Socialiste per Integrim ka bere dje hapin e pare drejt zgjedhjeve lokale qe pritet te mbahen ne pranveren e vitit te ardhshem. Edhe pse ne kontekstin e nje deklarate qe synon te angazhoje forcat e tjera per reformen zgjedhore, Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, la te kuptohet se vemendja e politikes duhet te shkojne edhe drejt zgjedhjeve lokale. Ne kete drejtim gara per bashkine me te madhe ne vend, ate te Tiranes duket se eshte dhe sfida kryesore e te gjitha forcave politike. Ndersa e ka cilesuar si te hershme lakimin e emrave, Sekretari i Pergjithshem i LSI-se u shpreh dje se kjo force politika ka njerezit dhe potencialet per te marre persiper garen ne kryeqytet. "Ne kemi nje mori emrash qe jane alternativa te njeri tjetrit, per te shkuar te tryeza e konsultes paraelektorale, me emra konkrete, me program konkret dhe te detajuar sipas cdo njesie ku do te zhvillohen zgjedhjet dhe natyrisht me ate cfare eshte ne fund te fundit platforma jone qe na con ne fitoren e zgjedhjeve", u shpreh dje ne nje konference per mediat Rama. Por nga ana tjeter, me gjithe peshen specifike elektorale qe statistikat i japin LSI-se ne Tirane, Rama ka theksuar se emri perfundimtar do te dale pas konsultave brenda LSI-se dhe me vone pas kalimin ne diskutimet brenda koalicionit. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se ka konfirmuar ne kete menyre dhe qendrimin e shprehur qe ne nisje te koalicionit per nje garim te perbashket me PD, ne zgjedhjet vendore. "Natyrisht qe kjo nuk eshte perfundimtare, per sa kohe une flas per konsulta paraelektorale do te thote qe ne jemi te hapur qe me aleate tane, te shqyrtojme dhe te konkludojme per emrin me te mire, ne bashkine e Tiranes, ne cdo bashki dhe ne cdo komune tjeter te vendit", u shpreh Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama. Ne deklaraten e bere dje, Rama eshte ndalur dhe ne zgjedhjet brenda LSI-se per drejtuesit e saj ne qytetet kryesore. Ai beri te ditur se ne 26 shtator do te behen dhe zgjedhjet per drejtuesit e LSI-se ne kryeqytet, ku do te zgjidhet mes Edmond Panaritit dhe Shezai Rrokajt. Rama ka vleresuar dhe modelin qe eshte ndjekur brenda LSI-se per kete fushate, duke e cilesuar ate si te ndryshme nga shume zgjedhje brenda partive te tjera. Ai ka theksuar se fushata brenda partise do te sherbeje dhe si nisje e procesit per zgjedhjet vendore. "Kjo fushate synon nje menyre me te perqendruar te pergatise strukturat e LSI te Tiranes, dhe ne vijim te jape modelin per te gjitha strukturat e LSI ne te gjithe vendin, te organizmit me synim kryesor fitoren ne zgjedhjet e ardhshme lokale", u shpreh Rama.
Koalicioni
"Jemi te pergatitur, dhe zgjedhjet qe po bejne dhe do te qe do te kurorezohen me votimet e hapura me kuptimin transparent dhe demokratik qe do te mbahen ne 26 shtator, jane pra pikerisht ne kuadrin e te qenit te pergatitur dhe per te shkuar si partnere te barabarte ne tryezen e konsultave, dhe jo per te pritur cfare do te na ofroje apo cfare do te na japin te tjeret".