Votimi i të dënuarve, procesi drejt përfundimit
Procesi zgjedhor nëpër qendrat e votimit në burgje po ecën me ritme normale ndërkohë që nuk është evidentuar asnjë incident. Votimi i të dënuarve është vëzhguar edhe nga organizma të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë civile, median etj.TIRANË- Është duke përfunduar procesi i votimit në qendrat e paraburgimit në kryeqytet.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë të ditur se
në qendrën e paraburgimit "Jordan Misja" në Tiranë, tashmë kanë votuar 318 të paraburgosur. Mësohet se ky proces, është në përfundim edhe në qendrat e tjera të burgjeve në Tiranë.
Procesi zgjedhor nëpër qendrat e votimit në burgje po ecën me ritme normale ndërkohë që nuk është evidentuar asnjë incident. Votimi i të dënuarve është vëzhguar edhe nga organizma të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë civile, median etj. Rreth 5000 të dënuar pritet të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit.
(e.n/ata/BalkanWeb)