E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI bën thirrje: Të heqim imunitetin

Manjani njoftoi se javën e ardhshme LSI-ja do të mdërmarrë një nismë ligjore për heqjen e imunitetit në Kuvend.

“LSI nepërmjet grupit kuvendor, do t’i bashkohet ftesës publike për ta futur këtë çështje në kalendarin e punimeve të parlamentit të këtij sesioni për të zgjidhur atë përfundimisht. Ky sesion parlamentar duhet të regjistrohet në historinë tonë shtetërore si sesion i vendimeve të medha, ku pa dyshim zgjidhja e çështjes së imunitetit është njëra prej tyre”, u shpreh Manjani.

Sipas tij zgjidhja e kësaj çështje të domosdoshme do të bëhet mbi dy parime themelore: zero imunitet për çdo përfaqësues politik dhe gjykatësit e Republikës të gëzojnë imunitet të kufizuar, aq sa për tu mbrojtur nga shantazhi politik, por jo për t’ju fshehur shkelejs së ligjit.

Nisma e propozuar nga LSI-ja parashikon abrogimin e nenit 73 dhe paragrafin 3, të nenit 103, i cili lë menjëherë pa imunitet deputetët dhe anëtarët e qeverisë. Po ashtu, propozohet ndryshimi i paragrafëve 1 dhe 3 në nenin 137 të Kushtetutës, çka do të lejonte hetimin e gjyqtarëve sipas standardeve të ndjekjes penale.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-07-05 18:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›