E Diel, 1 Nëntor 2026

Portali online në hipotekë, Berisha: Transparencë për qytetarët

Përurohet në zyrën qëndrore të Pasurive të Paluajtshme portali on line për aplikimet dhe ankesat e qytetarëve. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka theksuar se inagurimi i këtij portali është pjesë e projektit madhor të Shqipërisë dixhitale.
 

"Shqipëria dixhitale është Shqipëria e cila vetëm pak vite më parë ishte jashtë çdo imagjinte për shqiptarët. Është Shqipëria e shpejtësisë më të madhe,është Shqipëria e shërbimit më të qytetëruar dhe transparencës më të madhe. Taksat e qytetarëve u kthehen atyre me transparencë në fushën dixhitale.  Ne po ecim dhe sot në këtë drejtim në mbarë vendin janë 120 projekte që ecin me shpejtësi, por projektet e kësaj zyre meritojnë të klasifikohen si më të shkëqyera. Së pari sepse vendosën gjurmueshmërinë dhe brenda një harku kohor të shkurtër kjo zyrë ka shndëruar në realitet një nga shërbimet më të rëndësishme” shtoi Berisha.

Kryeministri nënvizoi se gjurmueshëmria do të disiplinojë burokratët dhe zyrtarët, duke ofruar shërbim të shpejtë, ndërkohë që i bëri thirrje studentët të guxojnë në këtë fushë.

“Gjurmueshmëria është forma më e shpejtë dhe transparente, më pak e kushtueshme për qytetarët dhe biznesmenët. Ajo është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm në disiplinimin e burokratëve dhe zyrtarëve të administratës. Ky sistem mbi të gjitha u jep qytetarëve shqiptarë kohën dhe në më shumë se çdo gjë përpiqemi t’ju japin kohën. Vendosim këtë sistem që ato të shpenzojnë kohën më minimale të realizojnë qëllimin e tyre”, theksoi Berisha.
 

Nga ana e tij Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi theksoi se ky protal do të shërbejë si një institucion lider sa i përket transparencës. Sipas Halimit, me anë të ankesave të qytetarëve do të shihet dhe puna që bëjnë kryeregjistruesit me pasuritë e qytetarëve.

"Qytetarët do të kenë munësi të shohin cdo veprim të zyrtarëve të regjistrimit të pasurve të paluajtshme. Institucion lider sa i përket transparencës. Kështu do të veprohet që të mos të flenë ankesat e tyre, mund të aplikojnë online. Ti ndizen llampat, kryeregjistruesit, ministrit të drejtësisë në rast se puna këtu nuk po ecën" ka shtuar Halimi ndërsa ka shtuar se kjo reformë është jashtëzakonisht e rëndësishme që së shpejti do të shtrihet dhe në sistemin gjyqësor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›