E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI dhe Olldashi: Te ike Flamur Bime

Politika nuk ka munguar te kerkoje doreheqjen e kryebashkiakut te Gjirokastres, Flamur Bime. Kryeministri Berisha, teksa eshte shprehur se duhet te hetohet gjithe piramida e pergjegjesise per kete tragjedi. Ne Kuvend, ka qene ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ai qe nga salla e Kuvendit, ka kerkuar largimin nepermjet doreheqjes se kryebashkiakut socialist te Gjirokastres, si pergjegjesi kryesor ne kete ngjarje te rende ku kane humbur jeten tre persona te pafajshem nga shembja e nje pallati. Ndersa sekretari i pergjithshem i LSI, Petri Vasili ne deklarimin e djeshem per mediat. "Ne kete vend, ku pergjegjesite jane te gjitha te rena ne toke, ne kete ngjarje qe ka nje vendndodhje konkrete dhe pergjegjesi konkrete, pergjegjesi i pare, eshte ai qe drejton pushtetin lokal, kryetari i bashkise, Flamur Bime dhe doreheqja e menjehershme, ku cdo sekonde e mosdhenies se kesaj doreheqje eshte nje dem i pallogaritshem moral dhe politik, do te ishte vetem hapi i pare, pertej pergjegjesive te tjera ligjore", tha Vasili.

Berisha: S'ka gje me te shemtuar, kur si shtet shkel ligjin, behesh ilegal dhe kete e ben kundrejt ryshfetit, babezise dhe gjobes


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›