Kerkohet rikthimi i disa patentave dhe lejeve
Eliminimi i tragjedive si ajo e ndodhur ne qytetin e Gjirokastres kerkon ngritjen e nje Urdhri, ku te gjitha kompanite e ndertimit do te marrin vleresimin real per punen qe jane te afta te bejne. Vetem nje dite pas ngjarjes se rende te ndodhur ne qytetin jugor Shoqata e Ndertuesve ka kerkuar marrjen e masave urgjente per eliminimin e fatkeqesive te tilla. Ne nje komunikate per shtyp, kjo shoqate deklaroi dje se "eshte e dhimbshme qe ne kujtohemi vetem ne raste tragjedish te tilla, per te ndare pergjegjesite dhe per te rritur standardet e punes". Sipas ndertuesve ndodh shpesh qe kompani, te ashtuquajtura fantazme, qe ngrihen dhe vdesin me ndertimin e nje pallati marrin persiper te ndertojne vepra jashte kapacitete te tyre. Pikerisht per kete qellim "Shoqata e Ndertuesve eshte e gatshme te marre persiper krijimin e nje institucioni ndoshta ne formen e nje urdhri, ku kompanite do te marrin vleresimin real per punen qe jane te afta te bejne. Sepse sot ndodh qe nje shoqeri qe ka ndertuar vetem nje magazine te marre persiper te beje pallate shumekateshe, apo vepra te tjera publike ku mundesite per fatkeqesi jane shume te medha", thuhet ne deklaraten per shtyp. Por nga ana tjeter ndertuesit kane rikthyer edhe njehere ne vemendje eliminimin e shume lejeve dhe licencave qe sipas tyre jane te domosdoshme. Ne kete kuader merret shembulli tipik qe ka te beje patenten e manovratoreve te makinerive te renda, e cila nuk jepet me. Tashme askush nuk te pengon te ushtrosh kete profesion edhe pa kaluar ne kursin perkates qe behej prane SHNSH. Po keshtu jane edhe nje sere licencash dhe lejesh per ushtrimin e profesionit, te cilat jane te domosdoshme per te kontrolluar te gjitha hallkat e ndertimit dhe rritur pergjegjesine e seciles pale.