E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet shembja e objektit, pezullohen punimet e metejshme

Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, nga veprimet e para hetimore rezultoi, se shembja e pjesshme e pallatit ka ardhur si pasoje e punimeve per ndertimin e nje pallati 8-katesh nga shoqeria e ndertimit "Arti sh.p.k", me president dhe drejtues teknik Sotiraq Janora, me seli ne Gjirokaster. Nderkohe qe mesohet se po nga keto germime, rrezikohen te demtohen edhe disa banesa te tjera ne kufi me objektin ne ndertim. "Nga ana jone eshte bere sekuestrimi i dokumentacionit te subjektit per pallatin ne ndertim, si dhe jane marre dokumentet prane Deges se Tatimeve dhe qendres te regjistrimit te biznesit prane bashkise Gjirokaster", thote zedhenesi i policise, Gentian Mullai. Qe prej dites se diel inspektorati i ndertimit ka nderprere punimet e firmes pa afat dhe jane nen hetim veprimet dhe dokumentet e leshuara nga zyrtaret, per lejen ndaj firmes dhe punimet qe kryheshin. Sipas hetuesve, vendi ku germohej ishte shume prane pallatit te vjeter dhe pozicioni gjeografik, kodra ku beheshin punimet, rrezikonte se tepermi shkarjet e dherave dhe te themelit te ndertesave. Nje grup inxhinieresh ndertimi dhe ata gjeologjik po punojne per te zbuluar nese ka ndertesa te tjera aty prane qe rrezikohen nga shembja. Po keshtu pritet qe sot te behet edhe shembja e pjeses se mbetur te pallatit te rrenuar pjeserisht, pasi konfirmohet se nen germadha nuk ka trupa te tjere apo denoncime te familjareve per persona te humbur. Procesi I shembjes dhe pastrimit te zones do te zgjase te pakten per nje muaj, pasi do te behet kujdes qe te mos nxiten shkarje te tjera te dherave prane pallateve te tjera. Pritet qe te anulohet edhe leja e ndertimit te pallatit te ri, pasi hetimet qe po kryhen nuk lejojne ngritjen e tij pas tragjedise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›