E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali, pranga 9 personave

Gjirokaster- Shembja e paralajmeruar e pallatit ne lagjen "11 Janari" te Gjirokastres mesditen e se dieles, con ne pranga nente nga 12 te shoqeruarit, ndersa nje tjeter person u shpall ne kerkim dhe eshte bashkepronar i firmes se ndertimit "Arti sh.p.k". Rendohet akuza per te dyshuarit, qe pervec vepres penale "shkelje te rregullave te sigurise ne pune", akuzohen edhe per "shkelje te rregullave me pasoje vdekjen", pasi dje jane nxjerre nga rrenojat tre prej trupave te pajete, nje nga te cilat, femije. Arrestimet jane kryer pergjate oreve te mengjesit te djeshem dhe ne mesdite, dhe lajmi u be i ditur nga zedhenesi i policise Gjirokaster, Gentian Mullai. Mes te ndaluarve sekretarja e KRRT-se ne bashkine Gjirokaster, kreu i urbanistikes, inspektoratit te ndertimit, presidenti i firmes "Arti", gjeologu dhe inxhinieret, se bashku me ekskavatoristin. Grupi hetimor sekuestroi dje dhe llogarite bankare te firmes se ndertimit "Arti sh.p.k" ne bankat e nivelit te pare dhe te dyte. "Eshte bere evidentimi dhe me pas sekuestrimi i pasurive te paluajtshme te 2 bashkepronareve te firmes, Sotiraq Janora dhe Aristotel Haxhi dhe ngrirja e te gjitha llogarive bankare", tha zedhenesi Mullai.

Mbi bazen e provave te administruara, policia ka bere ndalimin e Alfred Mamanit, 39 vjec, shef i Urbanistikes ne bashki, Admir Shehajt, 30 vjec, pergjegjes ne Inspektoratin e Ndertimit ne bashki, Aferdita Papamihali, 56 vjece, sekretare e KRRT-se ne bashkine Gjirokaster, te tre te akuzuar per vepren penale te "shperdorimit te detyres". Sipas zedhenesit Mullai, nga ana e policise jane arrestuar ne flagrance pas tragjedise edhe Jani Ndrico, 45 vjec, ekskavatoristi i firmes "Arti sh.p.k", Thanas Llahana, 58 vjec, inxhinier gjeolog, Njazi Cobani, 45 vjec, arkitekt i shoqerise se ndertimit "Arti sh.p.k", Luan Bufi, 58 vjec, inxhinier ndertimi i firmes. Bashke me ta eshte ndaluar edhe Sotiraq Janora, 43 vjec, president dhe drejtues teknik i shoqerise se ndertimit "Arti sh.p.k" dhe ne oret e pasdites se djeshme, Gjergji Mece, inxhinier zbatues i firmes, i cili perpiqej te arratisej ne Greqi. Akuza e momentit ndaj perfaqesuesve te shoqerise dhe punetoreve eshte ajo e "shkeljes se rregullave ne pune" dhe rrezikojne pasi trupat u nxoren te pajete nga rrenojat.

Policia tha se vazhdon te jete person i shpallur ne kerkim Aristotel Haxhi, bashkepronar i shoqerise se ndertimit "Arti", i cili nuk eshte gjetur gjate kontrolleve ne banesen e tij dhe te se afermve, ndersa dyshohet te kete kaluar kufirin. Ngjarja ka ndodhur teksa punonjesit e firmes kryenin germime ne themelet e pallatit te ri me ane te nje ekskavatori, duke ndikuar ne rreshqitjen e themeleve te pallatit te vjeter, gjysma e te cilit eshte shembur. "Hetimet po vazhdojne per zbardhjen e plote te aktivitetit te kesaj shoqerie dhe marredheniet me Zyren e Urbanistikes dhe KRRT-ne e bashkise se qytetit", deklaruan zyrtare te prokurorise.

Blerim Kore

Te arrestuarit

Alfred Mamani, 39 vjec, shef i Urbanistikes

Admir Shehaj, 30 vjec, Pergjegjes ne Inspektoratin e Ndertimit

Aferdita Papamihali, 56 vjece, sekretare e KRRT-se

Sotiraq Janora, 43 vjec, president i firmes "Arti sh.p.k"

Thanas Llahana, 58 vjec, inxhinier gjeolog

Njazi Cobani, 45 vjec, arkitekt i shoqerise se ndertimit

Luan Bufi, 58 vjec, inxhinier ndertimi

Gjergji Mece, inxhinier zbatues i firmes

Jani Ndrico, 45 vjec, ekskavatoristi i firmes

Ne kerkim:

Aristotel Haxhi, bashkepronar i shoqerise se ndertimit "Arti"

Akuzat

"Shperdorim detyre"

"Shkeljes se rregullave ne pune"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›