E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI dhe PR Kolegji deshmoi pavaresine e gjyqesorit

Aleatet e qeverise

Partite e koalicionit te mazhorances qeverises pershendeten dje vendimin e Kolegjit Zgjedhor per ti cilesuar si te vlefshme fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara qe bejne te konsiderohet si ligjore diferenca e Lulzim Bashes ndaj rivalit te tij per Bashkine e Tiranes Edi Rama. Ne kete kuader sekretari i pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor per te lene ne fuqi fitoren e Bashes deshmoi se kjo trupe zgjedhore tregoi se ka pavaresi te plote per zbatimin e ligjit dhe nuk ndikohet nga partite politike. Qendrimi i shpallur mbreme nga ana e Kolegjit Zgjedhor deshmoi se jo vetem eshte nje trupe qe vepron ne perputhje me tere atributet kushtetuese qe ka ne pavaresi te plote ne zbatim te ligjit por nga ana tjeter edhe se vendimmarrja e kesaj trupe qe ngarkohet me nje pergjegjesi te vecante nga Kodi Zgjedhor eshte nje vendimmarrje jashte edhe e pandikuar nga presioni politik vendimmarrje ne integritet te plote profesional dhe qytetar - deklaroi sekretari i pergjithshem i LSI-se. Nga ana tjeter ne kete kuader Rama theksoi se keto rezultate te Kolegjit duhet te pranohen nga te gjithe duke lene ketu te kuptohej se ato duhet te merreshin parasysh nga vete Partia Socialiste. Sipas tij ne kushtet e nje gare te ndershme askush te mos ndihet i humbur. do perpjekje tjeter per tu imponuar ne menyre te dhunshme cdo tentative per tiu kundervene institucioneve ne rruge joligjore eshte padyshim shfaqje e shemtuar e rudimentit politik te trasheguar nga nje kohe e vjeter nga nje politike e vjeter pavaresisht protagonizmit te veshur me emra te rinj - deklaroi Rama. Ne emer te LSI-se ai theksoi se cilesia e zgjedhjeve permbushja e standardeve dhe perputhshmeria me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it jane dhe mbeten pa dyshim vlera me esenciale e zgjedhjeve te 8 majit. Nga ana tjeter vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte pershendetur dje edhe nga Partia Republikane si nje partie aleate e PD-se ne qeverisje qe dha dhe kontributin e saj per kandidatin e mazhorances per Tiranen Lulzim Bashen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›