E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puto Te vihet ne levizje Kushtetuesja

Beteja e pambyllur Ish-anetari i Gjykates

Ish-anetari i Gjykates Kushtetuese Kujtim Puto i referohet permbajtjes se Kodit Elektoral ku sipas tij nuk parashikohet rasti kur nje vote hidhet nga votuesi ne nje kuti tjeter. Kodi merr parasysh vetem ato vota qe jane hedhur ne kutine e duhur thote Puto per D.Welle. Kjo do te thote qe keto flete votimi nuk duhet te llogariten. Nese keto duhet te llogariteshin duhet qe Kodi Elektoral ta thoshte nje gje te tille. Mesa di une praktika ka ecur ne kete drejtim pra qe nuk jane konsideruar si te vlefshme. Atehere ky rregull dhe ky interpretim qe eshte bere ne vazhdimesi nuk mund te ndryshohet gjate lojes ose mbas saj sepse mund te sjelle probleme qe lidhen jo vetem me vlefshmerine e fleteve te votimit por qe cojne ne vlefshmerine ose jo te zgjedhjeve. Kujtim Puto mendon se Gjykata Kushtetuese mund te vihet ne levizje per kete ceshtje sepse sipas tij behet fjale per nje problem qe eshte me rendesi per palet dhe per opinionin publik. Shqyrtimi i ketij rasti ne Kushtetuese duhet te behet kur te kete mbaruar procesi vendimmarres nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor argumenton Puto per DW.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›