LSI, ftese Nanos: Me ne per largimin e Berishes

TIRANE - Pragfushata zgjedhore sjell me vete dhe levizjet e reja politike. E keto, vecanerisht brenda kampit te majte. Prej kohesh eshte sinjalizuar rikthimi ne skenen politike i ish-liderit socialist, Fatos Nano. Por ky rikthim nuk dihet ende se ne cilin krah do te jete, pasi aktualisht opozita shfaqet e ndare, ku protagoniste jane PS e LSI. Nga zhvillimet me te fundit ne politike, apo me sakte ne deklaratat e bera nga eksponente te majte, duket pothuajse qarte se cila do te jete rruga qe mund te ndiqet nga ish-kryetari i PS-se, Fatos Nano. Idese se bashkepunimit Nano-Meta, iu shtua dje nje tjeter ze i ardhur nga LSI, e cila nen moton te bashkohemi per te larguar kryeministrin Berisha, leshoi dhe nje ftese krejtesisht te hapur per ish-kryetarin Nano. Keshtu, per lidershipin e kesaj partie eshte mjaft i rendesishem nje bashkim mes te majtes per te arritur qe, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te mund te arrihet nje fitore e opozites se sotme. Sekretari i pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili duke komentuar mbi kete ceshtje shprehet qarte se, nese dhe ish-lideri socialist Nano ka si objektiv largimin e kryeministrit Berisha nga pushteti, atehere dhe per te ka vend ne opozite. Madje, sipas tij, ky duhet te jete objektivi i Nanos. "Te gjithe se bashku, kunder Sali Berishes, ne qofte se duam te bejme kete pune. Nese do te vazhdojme ta bejme si deri tani, sikurse ben nje pjese e lidershipit te Partise Socialiste, por edhe njerezit e zotit Nano, atehere te gjitha keto ndihmojne kryeministrin Berisha dhe nuk ia veshtiresojne qendrimin ne pushtet, por ia lehtesojne", vuri ne dukje Vasili, gjate fjales se tij. Per LSI e vetmja zgjidhje qe opozita te bashkohet qendron tek largimi i Partise Socialiste nga marreveshjet e perbashketa qe zhvillon me Partine Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha. Madje, si per ta perforcuar me tej pretendimin e kesaj partie, zyrtari i LSI-se, Vasili shprehet se, socialistet e kane me te lehte t'i japin nje deputet Partise Demokratike, se sa Levizjes Socialiste per Integrim. Sipas tij, opozita ka akoma kohe qe te funksionoje si nje e tere, por me nje kusht qe Partia Socialiste mos te bashkepunoje me Berishen. "Brenda per brenda opozites ka akoma nje mundesi, ajo e berjes se opozites se forte me Sali Berishen. Shpresoj qe edhe Partia Socialiste me se fundi t'i largohet kompromiseve te paprincipta, qe kane karakterizuar deri tani aferen politike dhe te hyje ne nje skene opozitare te vertete", vleresoi Vasili, lidhur me kete ceshtje. Njekohesisht po ne kete linje, sekretari i pergjithshem i LSI-se, nuk vonoi te theksoje se "Partia Socialiste vazhdon te jete ne ato llogore te vjetra dhe cuditerisht e gjen menjehere gjuhen dhe mundesine per te komunikuar me Berishen, edhe per te ndryshuar Kushtetuten, edhe per te miratuar leje gjigante ndertimi, per te bere kulla gjigante, per te zhdukur Liqenin Artificial, ku qytetaret kane mundesi te clodhen dhe te relaksohen dhe e ka me te veshtire te bashkebisedoje, jo te beje kompromis, por te bashkebisedoje per nje ceshtje madhore, sic eshte Kodi Zgjedhor". Nderkohe qe te dy forcat politike te majta ne opozite, si PS ashtu edhe LSI e kane kuptuar se te ndara do te jete e veshtire te realizojne objektivin e tyre qe eshte ardhja ne pushtet. Por hezitimi nga llogarite politike per ta bere kete, eshte me i madh se nevoja per ribashkim. Oli Xhilaga
Precedenti
Ishin pikerisht mosmarreveshjet mes ish-kryetarit te PS-se, Fatos Nano dhe ish-kryeministrit socialist, Ilir Meta, ato qe cuan ne largimin e ketij te fundit se bashku me nje grup deputetesh socialist nga PS dhe krijimin e LSI-se.
Precedenti
Ishin pikerisht mosmarreveshjet mes ish-kryetarit te PS-se, Fatos Nano dhe ish-kryeministrit socialist, Ilir Meta, ato qe cuan ne largimin e ketij te fundit se bashku me nje grup deputetesh socialist nga PS dhe krijimin e LSI-se.