E Diel, 1 Nëntor 2026

Media londineze sulmon nente gjyqtare evropiane

Nje gazete londineze, e njohur si tabloid skandalesh dhe gjurmimesh per jeten e personazheve te njohur ne Angli dhe pjesen tjeter te botes, fshikulloi dje disa gjyqtare mes tyre nje shqiptar per mosmiratimin e nje ekstradimi. Behet fjale per vendimin e nje jave me pare me 6 gusht ne Strasburg ku nje trupe e zgjeruar gjyqtaresh mes te cileve gjendje dhe Ledio Bianku, ne pjesen derrmuese refuzuan te lejojne ekstradimin drejt Shteteve te Bahskuara te Abu Hamza. Ky i fundit eshte arrestuar ne Evrope dhe nen dyshimet e mbeshtetjes se terrorizmit, u kerkua qe te dergohej ne SHBA per t'iu nenshtruar hetimit te metejshem.

Tabloidi

Me titullin "Gjykatesit e llumit", e perditshmja londineze e skandaleve "The Sun", Antoni Franc ne editorialin e tij kritikon me nota fshikulluese, nente gjyqtare te cilet sipas se perditshmes se skandaleve, kane ndalur ekstradimin ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes te te dyshuarit per nxitje terrorizmi, Abu Hamza. Shkrimi thekson ne "apelin" ndaj lexuesve se "Bonnell dhe Bianku dhe koleget e tyre vinin nga vende qe kurre nuk i jane kundervene terrorizmit islamik" dhe vijon: "Ju kurre nuk keni degjuar per 72-vjecarin Giovanni Bonnell nga Malta. Ose per 37-vjecarin Ledio Bianku, nga Shqiperia. Por keta te dy se bashku me shtate gjyqtare te tjere ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut, bllokuan ekstradimin e predikuesit te urrejtjes Abu Hamza ne SHBA". Ne fotot e publikuara, The Sun ka renditur pese prej gjyqtareve ku ne liste i pari eshte gjyqtari shqiptar, Ledio Bianku dhe perbri tyre editoriali theksonte: "Te nente gjyqtaret qe votuan kunder, vinin nga vende qe veshtire se mund te kene planifikuar ose mbeshtesin luften kunder terrorizmit".

Pse kunder

Gjyqtaret qe perfaqesonin vendet kryesore te Bashkimit Evropian votuan pro ekstradimit te Abu Hamza ne SHBA. Nderkohe qe nente gjyqtaret qe vinin nga Shqiperia, Moldavia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Sllovakia, Polonia etj., dhane voten kunder. Ne lidhje me polemikat mbi ekstradimin, argumenti i dhene nga nente prej anetareve te kesaj gjykate, ku bente pjese edhe z. Bianku, eshte se ne Shtetet e Bashkuara klerikut Abu Hamza, nuk garantohen te drejtat e njeriut.

Duke shpjeguar me shume kete vendim, ata kane pohuar se votuan kunder ekstradimit te Abu Hamzait, per shkakun se sistemi i drejtesise amerikane ne shume aspekte vjen ne kundershtim me Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut dhe kjo mund te sjelle trajtimin jonjerezor dhe denigrues te tij, nese ai dergohet ne SHBA".

Demokristianet: Veprime te tilla demtojne imazhin e Shqiperise

TIRANE - Publikimi i lajmit se nje gjyqtar shqiptar ka qene kunder ekstradimit te nje te dyshuari per mbeshtetje terrorizmi, solli reagime te shpejta politike ne Shqiperi.

Me poshte mund te lexoni nje material te plote mbi artikullin e publikuar, te dhenat mbi procesin e votimit, argumentet e gjyqtareve te atakuar dhe reagimin e Partise Demokristiane. Kjo e fundit, kritikoi dje "faktin qe me daten 6 gusht, perfaqesuesi i Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut, Ledio Bianku, bashkoi voten e tij me nje grup gjykatesish qe penguan ekstradimin e klerikut Abu Hamza, i akuzuar nga prokuroret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per terrorizem.

Partia Demokristiane shprehu "shqetesimin per rreshtimin e perfaqesuesit te Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut, krahas atij grupi gjyqtaresh, qe media britanike, por edhe media te tjera ne bote, i cileson si klloune te Evropes". "Ne na shqeteson gjithashtu fakti se veprime te tilla demtojne imazhin e Shqiperise ne Evrope dhe te partneret e miqte tane nderkombetare, tek aleatet qe na kane ndihmuar ne rrugen e veshtire te ndertimit te demokracise, te zhvillimit te vendit dhe te integrimit euroatlantik", - vijon deklarata qe lexoi sot para gazetareve, Lazer Stani, Sekretar Politik i partise qe tani gjendet jashte koalicionit qeveritar.

Kush eshte Abu Hamza

Abu Hamza Al Masri ka lindur ne Aleksandria te Egjiptit ne vitin 1958. Aktualisht ai njihet si udheheqesi i myslimaneve ne Londer te Britanise se Madhe. Ai eshte djali nje oficeri te mesem. Ne vitin 1979 hyri ne Angli si nje student me vize dhe studioi per inxhinieri ne Brighton Polytechnic. Ne muajin Maj te vitit 1980 martohet me Valerie Traverso, e kthyer me pas si myslimane dhe ka nje djale, Mohammed Mustafa Kamel. Ai kerkoi nenshtetesine britanike tre vjet pas marteses. U divorcua nga gruaja e tij ne vitin 1984, sepse ajo deshtoi te divorcohej me bashkeshortin e saj. Duke ndjekur rrugen e tij radikale ai mori me pas djalin e tij 3-vjecar per ne Egjipt. Akuzohet dhe denohet tre vjet burg per sulmin me bombe ne Jemen. Ne vitin 1990 jeton ne Bosnje me emrin Adam Eaman ku drejtoi Muxhahedinet kunder serbeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›