E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipojë/ Motorri i ujit plagos pushuesen

Një pushuese nga Kukësi është plagosur dje nga një motor uji në plazhin e Velipojës.
Incidenti ka ndodhur në kohën kur gruaja 39-vjeçare ka qenë duke luajtur me fëmijët esaj në breg të detit dhe është goditur nga motorri i ujit që lëvizte me shpejtësi fare pranë zonës së pushuesve.
Gruaja është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku pasi ka marrë ndihmën e parë mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia nuk ka dhënë deklarata në lidhje me kapjen e autorit të ngjarjes apo bllokimin e mjetit ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Ministri i Brendshëm Lulzim Bashan ë takime me zyrtarët e policisë dhe prefektët, kërkoi që të merren masa për garantimin e pushuesve nga mjetet e shpejta të lundrimit përfshi edhe motorrët e ujit që nuk duhet të lejohen pranë zonave të plazheve ku qëndrojnë pushuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›