E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eglantina Gjermeni: Pse PS është një alternativë qeverisëse e besueshme

Share

Në kryesinë e re të Partisë Socialiste në listën  veçantë të grave, u votua dhe deputetja Eglantina Gjermeni e angazhuar në pak vite brenda PS-së, por që ngjiti shpejt në krye të drejtimit të saj me votimin e fundit në Asamble. Gjermeni jep për gazetën Tema intervistën e parë pas zgjedhjes në kryesi, duke komentuar gjithashtu përbërjen e këtij forumi. Sipas zonjës Gjermeni zgjedhjet e fundit brenda partisë që nga delegatët e deri tek kryesia e sekretariati e kanë forcuar këtë parti dhe tashmë ajo është gati të përballet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke drejtuar komisionin e përzgjedhjes së emrave që kandidojnë për detyrën e Avokatit të Popullit, emër që me consensus duket se i është lënë opozitës pasi kërkon 84 vota për tu zgjedhur në Kuvend, ajo thotë se ka qenë një process përzgjedhës tepër demokratik. Nga 12 emrat që janë përzgjedhur si kandidatë potencialë pas aplikimeve të hënën do të jetë séance dëgjimore në PS nga komisioni i ngritur posaçërisht për këtë gjë, i cili kryhesohet nga zonja Gjermeni. Më tej deputetja socialiste komenton kursin e ri politik të PS-së në Kuvend dhe pogramin e ri politik të kësaj partie.

Intervistoi: Blerina Gjoka

Zonja Gjermeni, urime për zgjedhjen në kryesinë e re të PS-së në një ekip ku donimojnë të vjetrit që kanë ruajtur pozitat e tyre e të rinjve të ardhur për herë të parë, ku bëni pjesë dhe ju. Si ndiheni në një ekip të tillë?

Ju falenderoj për urimet. Eshtë vërtetë një vlerësim dhe përgjegjësi për mua. Lidhur me pyetjen tuaj, dua të them që unë e shikoj Partinë Socialiste si një parti që ka burime njerëzore dhe potenciale intelektuale të mëdha, të gjinive, moshave, profesioneve, eskpertizave të ndryshme.  Unë nuk mundem që ti ndaj anëtarët e kryesisë, apo edhe të Partisë Socialiste në kategori të vjetër dhe të rinj. Natyrisht, një pjesë të mirë i konsideroj si anëtare dhe anëtarë  që kanë kontribuar më gjatë dhe më shumë, por kjo për mua konsiderohet vlerë dhe pasuri e Partisë Socialiste. Kombinimi dhe përfshirja e anëtarëve të rinj  në kryesi, duhet parë si diçka pozitive, që nuk është se ndodh për herë të parë në Partinë Socialiste. Partia Socialiste ka treguar vazhdimisht që është e hapur për përfshirë në radhët e saj anëtarë të rinj, që kanë ardhur nga fusha të ndryshme, duke treguar që është një parti dinamike, gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Kontributi i të ardhurve më vonë në Partinë Socialiste, nuk fillon me përfshirjen në këtë parti. Secili/a ka dhënë një kontribut modest në një fushë të caktuar dhe kjo është një nga arsyet pse është ftuar të kontribuojë në  këtë parti.  Unë kam më pak se 3 vite që jam angazhuar në politikë, si deputete e Partisë Socialiste dhe jam ndjerë e mirëpritur, e vlerësuar edhe konkretisht në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, edhe e votuar. Jam e sigurt që kombinimi i përvojave, energjisë, perspektivave të ndryshme, mund të ndikojnë vetëm pozitivisht në ekipin e kryesisë së Partisë Socialiste.

Disa analistë mendojnë që ky ekip nuk është frymëzues. Sipas jush a është ky ekipi që frymëzon fitoren e ardhshme të zgjedhjeve?

Mendoj që Partia Socialiste po tregon se është një alternativë qeverisje për shqiptarët. Këtë gjë po e bën  paralelisht përmes tre elementëve kryesorë. Së pari, pëmres paraqitjes së një programi politik të Partisë Socialiste që u lançua në 5 nëntor 2011, program i cili përmes një procesi diskutimi, përmirësimi e pasurimi do të kthehet në program qeverisës. Së dyti, përmes zgjedhjes së strukturave të saj, duke krijuar hapësira dhe mundësi për kontributin e gjithsecilit. Së treti, përmes politikave të saj, politika të cilat synojnë hapjen e saj, takimet me qytetarët, konsiderimin e periudhës që tani deri në zgjedhjet e 2013, si një proces intesiv pune , duke e bërë axhendën e Partisë Socialiste axhendë të qytetarëve.

Asnjë nga këta elementë nuk duhet të merren në mënyrë të shkëputur, sepse janë pjesë e të tërës, konkretisht, Partisë Socialiste dhe aksionit të saj politik.

 Zonja Gjermeni, ju u zgjodhët nga lista e veçantë e grave, pasi PS po zbaton kuotën e 30 për qindshit të përfshirjes së gruas në forume. Çfarë mendoni për këtë gjë? Sa e nevojshme është përcaktimi me kuotë dhe jo konkurenca në të njëjtën listë me burrat?

Sërish më duhet të theksoj që Partia Sociliste është e vetmja parti që e ka respektuar dhe zbatuar një përqindje të pjesëmarrjes së grave në strukturat e saj vendimarrëse, edhe përpara se të aprovohej Ligji për Barazinë Gjinore në shoqëri. Në kuadrin, kur kjo kuotë është përcaktuar në ligj, duhet respektuar dhe zbatuar nga të gjitha partitë politike dhe institucionet shtetërore të zgjedhura apo të emëruara.

Nuk mendoj që gratë kanë frikë apo nuk ndihen të sigurta që të kandidojnë burrat. Përvoja ka treguar se gra që janë, apo kanë qenë  deputete të Partisë Socialiste, kanë kandiduar dhe kanë fituar në fushata elektorale me sistemin maxhoritar me konkurentë burra, pra asgjë nuk është a pamundur. Unë mendoj që partitë politike, ashtu si edhe vetë shoqëria shqiptare kanë nevojë të emancipohen, të kuptojnë që pjesëmarrja e grave në vendimmarrje nuk është një lëshim që i bëhet grave, por është një e drejtë e tyre njerëzore, e drejta e pëfaqësimit, e cila për arsye të faktorëve socialë, kulturorë, ekonomikë nuk ka gjetut akoma zbatimin e duhur.

Pikërisht mekanizmi i kuotës gjinore, që është në fakt një masë e përkohshme, siguron një minimum pjesëmarrjeje dhe përfaqësimi në vendimmarje, duke synuar  një masë kritike ndikuese në vendimet që merren. Për sa kohë ekzistojnë pabarazitë gjinore dhe streotipet gjinore, kuota vlerësohet edhe nga përvoja e vendeve të zhvilluara, si një hap përpara për demokratizimin e shoqërisë  dhe krijimin e mundësive të barabarta për të dyja gjinitë në sferën publike, padyshim dhe në vendimmarrje.

 Kursi i ri politik i Partisë Socialiste e ka futur grupin tuaj parlamentar në një sfidë të të fortë opozitare në Kuvend. Ju e provuat oponencën me protesta, grevë urie dhe jashtë Kuvendit, ndërsa tani po provoni oponencën e debatit për ligjet, vendimet e sjelljen e qeverisë. Ku ndiheni më fort opozitare, ose ku ndiheni më e dobishme si deputete e PS-së?

Në një shoqëri demokratike, opozita ka një rol të rëndësishëm jo në bashkëqeverisje, por në evidentimin e problemeve dhe ofrimin e alternativave. Demokracitë funksionale i krijojnë opozitës mundësi reale për të shprehur alternativa, si dhe i krijojne mundësi reale realizimit të standarteve demokratike që ajo sjell apo dëshiron të vendosë. Situata politike në Shqipëri, mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje, niveli i lartë i korrupsionit, mungesa e shtetit të së drejtës, kriza ekonomike dhe politike, janë faktorë që kanë kushtëzuar qëndrimin e opozitës në këto vite. partia Sociliste ka përdorur të gjitha mjetet demokratike për të shprehur protestën e saj për të gjitha problemet që përmenda më lart. Kjo përvojë e luftës politike n

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›