Vendimi per cmimin e energjise

Vendimi zyrtar për çmimin e energjisë do të merret këtë javë, por e vetmja gjë e sigurt është që rritja për konsumatorët familjarë është përjashtuar si mundësi. Kjo është lënë të nënkuptohej nga vetë drejtues të Entit Rregullator të Energjisë, të cilët kanë theksuar se do të jetë në mbrojte të konsumatorëve.
Një nga arsyet që nuk do të çojë në rritjen e çmimit të energjisë është fakti se investimet në rrjet janë akoma të pamjaftueshme dhe si të tilla qytetarët janë çdo ditë dëshmitarë të ndërprejeve të energjisë. Po ashtu edhe rritja me mbi 200 per qind që KESH ka kërkuar ndaj CEZ-it nuk mund të miratohet në kushtet kur, kësaj të fundit i duhet të importojë, pasi propdhimi në vend ka rënë.
Për sa i përket alternativës së parashtruar nga CEZ Shpërndarje për të mos kërkuar rritje në rast se i paguhen borxhet që i kanë institucionet. Për këtë përfaqësues të ERE-s janë shprehur se nuk është pjesë e vendimarrjes së tyre një praktikë e tillë dhe nëse marrëveshja realizohet mund të bëhet mes minsitrisë së Financave dhe vetë CEZ paralel me vendimet që merr Enti. Në rastin tjerër mbetet kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë me 4.6 për qind mbi çmimin aktual.
Kërkesat e operatorëve të tregut KESH, CEZ dhe OST për rritje të energjisë do të marrin një përgjigje brenda javës së dytë të dhjetorit.