E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Haradinaj, letër falenderimi Ramës

Share

Daut Haradinaj në emër të familjes Haradinaj i ka dërguar dje një mesazh falënderimi liderit të opozitës, Edi Rama, lidhur me vizitën gjatë qëndrimit në Kosovë: Në emrin tim personal dhe të familjes Haradinaj kam kënaqësinë tju përcjell mirënjohjen dhe falënderimin për vizitën tuaj të organizuar në familjen tonë në Gllogjan, thuhet në këtë letër, ku mes të tjerash theksohet: Qëndrimi juaj në Kosovë, ashtu dhe në familjen tonë ka qenë nderim për të gjithë ne, për përpjekjet e pandalshme dhe luftën e lavdishme të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar e qytetar. Lideri i opozitës zhvilloi një vizitë treditore në Kosovë, vizitë, e cila ka pasur një pasqyrim të gjerë zërash pro e kundër në mediat e Tiranës dhe Prishtinës.

E-maili, lajmin për Haradinajn e shpërndau deputeti Islami

Letra nga familja e liderit të AAK-së është analizuar nga mediat në Kosovë si një përgjigje për mediat proqeveritare në Shqipëri. Këto të fundit kanë shpërndarë dy ditët e fundit për publikun e tyre lajmin që kabineti i liderit të PS-së i ka dërguar, para vizitës së z. Rama në Kosovë, një ftesë për takim kreut të AAK-së, Haradinaj, duke anashkaluar faktin që ky ndodhet në Hagë për gjykim.

Dje është zbuluar edhe e vërteta e kësaj dërgese. Ajo është shpërndarë në adresat e mediave proqeveritare nga deputeti Kastriot Islami. Një grup gazetarësh kanë publikuar mbrëmë në Facebook, pamje nga e-maili, ku provohet që dërgesa është bërë pikërisht nga deputeti në fjalë.

Në e-mailin në fjalë, shihet adresa dhe emri i dërguesit Kastriot Islami, si dhe adresat dhe emrat e marrësve, që janë pikërisht drejtues dhe gazetarë në mediat ku është botuar lajmi me titullin e përbashkët Gafa e Ramës me Haradinajn etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›