Parker: Fëmijët, pengesë në çift
Fëmijët mund të jenë një pengesë e madhe në marrëdhënie, ndërsa është shumë e rëndësishme që çifti të gjejë kohën e nevojshme për veten.
Dhe pse ka një jetë familjare të shëndetshme, aktorja Sarah Jessica Parker, nënë e tre fëmijëve, mendon se fëmijët mund të jenë dhe një ogur jo fort i mirë.
Në një intervistë amerikane, Sarah është shprehur kështu: “Fëmijët në fakt mund të jenë një pengesë në lidhje. Ndonjëherë për të mirë, dhe nganjëherë në mënyrë të keqe. Është e rëndësishme që vazhdimisht të jeni të vetëdijshëm për të gjitha fushat e marrëdhënieve me burrin tuaj”, tha ylli i “Sex and the City”.
E martuar me aktorin Matthew Broderick prej 20 vjetësh, duket se koha për t’ia kushtuar njëri-tjetrit nuk mjafton asnjëherë.
Sarah është përfshirë tashmë rreth promovimit të komedisë: “Gëzuar Vitin e Ri”, në të cilin ajo luan përkrah yjeve të Hollywoodit si Robert De Niro, Michelle Pfeiffer, Hillary Swank, Halle Berry, Ashton Kucher dhe Jon Bon Jovi.