LSI kerkon mocion per Berishen
Grupi parlamentar i LSI-se do te dorezoje sot ne Kuvend nje kerkese zyrtare per mocion me debat me kryeministrin Sali Berisha, per krizen eko-nomike. Nenkryetari i kesaj partie, Dritan Prifti tha se, "LSI-ja gjykon se vendi eshte ne nje situate shume te veshtire ekono-mike. Te pakten 50 % e shqiptareve sot jane prekur nga kriza aktuale financiare, e cila ne Shqiperi eshte kthyer ne nje krize ekono-mike, ne nje krize mbijetese". "Kriza nuk duhet mohuar, por kriza duhet zgjidhur - tha Prifti. LSI-ja ka paraqitur gjate javes se fundit ne media nje pakete te saj anti-krize. "Ne do t'i paraqesim perseri keto propozime ne Kuvend, me shpresen qe kryeministri, ministri i Financave dhe anetaret e tjere te kabinetit qeveritar, do te binden qe eshte koha per te nderhyre ne ekonomi, eshte kohe per te nderhyre, sidomos per te mbrojtur shtresat me te prekura nga kriza ekonomike ne Shqiperi, per te mbrojtur pensionistet, te papunet, ata qe jane me ndihme ekonomike, fermeret, pra fshatin shqiptar, dhe personat qe jetojne ne zonat informale ne Shqiperi, shtresa, te cilat ne i gjykojme se jane me te prekura ne vend", - sqaroi Prifti.