E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI kunder TEC-eve me qymyr

Levizja Socialiste per Integrim eshte shprehur me tone te ashpra kunder qeverise e cila nuk po merr asnje mase per te bllokuar cmimet e larta te karburanteve, pavaresisht renies se tyre ne bursen nderkombetare. Ne nje konference per mediat, nenkryetari i LSI, Dritan Prifti eshte shprehur se ne nje kohe kur cmimi boteror i naftes shkon te 43 apo 44 dollare per fuci, ne Shqiperi cmimi i karburantit duhet te ishte 80 apo 90 leke per liter, kur ne jemi akoma ne nivele e 130 lek per liter. "Shteti nuk ka filluar te levize, nuk ka filluar te marre masa, por vetem po luan ping-pong", deklaroi Prifti. Njeheresh ai eshte shprehur dhe kunder ndertimit te TEC-it me qymyr. "Cfare kuptimi ka te shperngulet nje TEC nga Greqia, sepse greket nuk e lejojne nje TEC me qymyr, pasi demton shendetin e tyre, dhe ky TEC me qymyr te vije te demtoje shendetin e shqiptareve, kur nuk ka nevoje ne Shqiperi te kemi TEC-e 600 megavat. Shqiperise per 10 vitet e ardhshme do t'i duhen 300-400 megavate TEC-e, per ta pasur si fuqi baze", akuzoi Prifti. Sipas tij, flitet per centrale berthamore, qe nuk i lejon Kushtetuta dhe ligji i Italise per t'i bere atje, dhe i bejne ketu. Kerkohet sipas tij, te gjitha keto te behen ne Shqiperi, kur Shqiperia nuk ka nevoje per keto. "Pra, te behen ketu qe te ndotemi ne dhe energjine te marrin te tjeret", nenvizoi Prifti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›