E Diel, 1 Nëntor 2026

"Spiunet" te henen ne Kuvend, opozita do me shume kohe

Ligji i dosjeve kalon diten e hene ne Parlament me gjithe kundershtimet e opozites. Konferenca e kryetareve ka vendosur futjen ne seance plenare te ketij ligji per votim, ndonese opozita nuk ka dhene konsensus per kete ligj, i cili sipas udhezimeve te nderkombetareve kerkon konsensus te gjere politik. Kryetari i Grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi mohoi zerat, sipas te cileve ky ligj behet per te larguar prokuroret qe po merren me dosje te rendesishme ne Prokurori. Keshtu, kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, pas mbledhjes se Konferences, beri te ditur per mediat se vendimi per kalimin ne seance te ketij ligji u kontestua nga perfaqesuesit e PS-se, me pretendimin se ai po vjen shpejt ne Kuvend, gje qe nuk eshte aspak e vertete. "Ky eshte nje nga ligjet me te arkivuara ne kete legjislature. Ai ka te pakten tre vjet ne sirtaret e Komisionit te Ligjeve dhe eshte nje ligj qe pret trajtimin dhe mbylljen e ketij procesi", nenvizoi Patozi, dje gjate deklarimit per mediat. Nderkohe qe ai nuk ka munguar te pergjigjet dhe ndaj interesimit te gazetareve nese ky ligj ishte dhe per te goditur prokuroret te cilet kane ne dore ceshtjet e medha, te cilin Patozi e ka quajtur "nje pretendim absurd dhe keqperdorim politik". "Ligji prek shume nivele te administrates dhe pretendimet per goditje te prokuroreve, hetuesve, policeve apo drejtore drejtorish, jane shume minore ne raport me efektet e verteta dhe serioze qe ka projektligji", deklaroi dje Patozi. Drafti i projektligjit per hapjen e dosjeve u miratua me 10 dhjetor nga Komisioni i Ligjeve, vetem me votat e mazhorances. Nderkohe, opozita e majte nuk mori pjese ne kete proces, duke e cilesuar projektligjin e paraqitur nga PD, si te njeanshem. Ligji per dosjet e Sigurimit te Shtetit, ka qene ligji qe eshte diskutuar me gjate ne politiken shqiptare, por pa mundur te marre nje miratim perfundimtar per denimin perfundimtar te komunizmit ne Shqiperi. Nje ligj qe eshte perdorur here pas here jo pak dhe ne luften politike, por qe nuk ka mundur te marre forme perfundimtar. Miratimi i rezolutes se KE per denimin e komunizmit, duket se ka pershpejtuar procesin. Nderkohe qe mazhoranca dhe opozita nuk bien dakord per menyren e miratimit te ketij ligji. Priten debate te forta ne Kuvend. S.P

2007 Viti Kur Parlamenti shqiptar miratoi rezoluten per denimin e krimeve te komunizmit, ne vijim te rezolutes se KE. Ne dhjetor te ketij viti, me konsensusin e te gjitha paleve, ky vendim i hapi rruge procedures per realizimin e ligjit per hapjen e dosjeve.

10 Dhjetor Te ketij viti, Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi pa konsensusin e opozites draftin e ligjit te paraqitur nga mazhoranca "Per pastertine e figures se zyrtareve te larte", i quajtur ndryshe dhe ligji i dosjeve qe pastron politiken nga sigurimsat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›