LSI kundërshton Zogby
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim theksoi sot se i kishte ndjekur me humor sondazhet e Zogby, duke e vënë në dyshim rezultatin e nxjerrë nga kompania amerikane, e cila nuk shquhet fort për seriozitetin e saj në sondazhe. “Pavarësisht nga dëshira ime për të përmbajtur humorin, mund t’ju them se ndjekim me një dëshirë dhe po me kaq humor edhe sondazhet e përjavshme që bën fallxhorja Sharlotë, në emisionin e gazetarit të njohur të Arjan Çani. Po me të njëjtin humor kemi ndjekur edhe Sharlot-sondazhet e Zogby, të cilat ngjajnë si dy pika uji, me sondazhet e Sharlotës dhe duke i parë me këtë këndvështrim dhe me këtë humor dashamirës, mendoj se prezantimi i radhës pas një muaji të këtyre sondazheve të Zogby-t, apo të Sharlot-sondazheve të Çanit, do të kishin një vend më të përshtatshëm tashmë në një emision të njohur dhe shumë popullor si “Portokalli”-theksoi sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili.
Gjatë një konference për shtyp, Vasili tha gjithashtu se procesi i pajisjes me karta identiteti është futur sot në një situatë shumë të errët dhe të paqartë, qoftë sa i takon aplikimit ashtu edhe shpërndarjes së tyre.
“Qeveria po e fut procesin dhe dështimin e tij në rrugën e faktit të kryer, për të aplikuar më pas në kushtet e krizës së kohës, skenare të tjera kompromentuese, të cilat e rrëzojnë Kodin Zgjedhor, i cili lejon vetëm votimin me karta identiteti dhe pasaporta”-nënvizoi Vasili.
Ai ka kërkuar ngritjen e menjëhershme të një Komisioni Hetimor Parlamentar për të zbardhur e bërë publike gjendjen reale në të cilën ndodhet procesi i pajisjes me karta identiteti si dhe përgjegjësitë konkrete të mosrealizimit të tij.