Kriza në Suedi, pushohen nga puna 1000 mësues
Stokholm - Rreth 1 mijë mësues janë pushuar nga puna në Suedi. Shkak për këtë ka qenë kriza ekonomike që ka pushtuar edhe vendin nordik. Autoritetet bëjnë të ditur se nga kjo reformë janë prekur më shumë mësuesit në qytetet Boden, Luleo, Gaevle, Piteo dhe Alvesta.
Sipas Sindikatës së Arsimit, në shkollat ku mësuesit janë shkarkuar më shumë nga puna, ka patur një numër mjaft të vogël nxënësish. Sipas tyre, nxënësit janë mbledhur në shkolla qëndrore duke ulur kështu shpenzimet e rrogave të mësuesve.
Sindikalistët shprehen se numri i mësuesve të pushuar nga puna mund të rritet akoma më shumë.
Për Start nga Stokholmi, Xhafer Rakipllari