I gjendet automatik me 56 fisheke, arrestohet

Shkodër, 11 mars, 12:03, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 56 vjeçarin Ndue Ndrezaj, lindur në fshatin Shalë të Dukagjinit dhe banues në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ai po qëllonte me armë në oborrin e banesës së tij.
Pas kontrollit të ushtruar brenda saj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një sasi fishekësh si dhe disa gëzhoja të qëlluara prej tij.
n.e/NOA