Berisha në Katar: Arsimi, një ndër prioritetet e qeverisë
Kryeministri Berisha, në ditën e dytë të qëndrimit në Katar, u shpreh se arsimi është një ndër prioritetet e qeverisë. Kryeministri Berisha ka zhvilluar një vizitë në Fondacionin e Katarit (Qatar Foundation), ku u prit nga zv/presidenti i këtij Fondacioni. Kryeministri Berisha zhvilloi gjithashtu një takim me Bordin Drejtues dhe e njohu me arritjet në fushën e arsimit dhe prioritetin që i ka dhënë qeveria zhvillimit të arsimit në Shqipëri. "Arsimi është ndër prioritetet e qeverisë. Ne kemi dyfishuar buxhetin për arsimin, kemi rritur numrin e studentëve deri në 150 mijë, po vazhdon me sukses projekti për shtrirjen e internetit në çdo shkollë etj., dhe me reformat e saj, qeveria do të vazhdojë të rrisë mbështetjen për arsimin", u shpreh Kryeministri Berisha. Zv/presidenti i Fondacionit u shpreh se "ky Fondacion është në kërkim të mundësive për bashkëpunim me Shqipërinë dhe bëri të ditur se do të japë disa bursa studimi Master pasuniversitare". Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë edhe në Muzeun e Artit Islamik në Doha.