E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-G99, pakt per votat e emigranteve

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama dhe lideri i G99, Erion Veliaj, zyrtarizuan diten e djeshme konsensusin per nje projekt te perbashket mbi voten e emigranteve. Ne nje aktivitet te organizuar dje paradite lideret e PS dhe G99, prezantuan publikisht angazhimin e koalicionit kryesor te opozites, per te mundesuar voten e emigranteve, nje e drejte kushtetuese dhe nje obligim qe sipas te dy lidereve, klasa politike i ka bashkeaksionereve me te rendesishem ekonomike te vendit. Para qytetareve te mbledhur ne kete rast, shume prej te cileve te aferm te emigranteve si dhe studente qe jetojne jashte Shqiperise, Rama e Veliaj shpjeguan rendesine qe ka vota e atyre qe perbejne nje te treten e banoreve te vendit, si nje mundesi demokratike, per perfshirje ne vendimmarrje. "Kam ardhur ketu me kenaqesi per t'ju pergjigjur nje ftese te bere nga Erioni dhe G99, ne funksion te nje hapi te domosdoshem, per t'i dhene me shume dinjitet shoqerise shqiptare dhe per te vendosur ne vend nje te drejte te mohuar prej 18 vjetesh, qe eshte e drejta per votim e atyre qe jane kontribusit me te medhenj te ekonomise shqiptare, emigrantet dhe emigrantet", shprehu mbeshtetjen Rama gjate takimit. Duke vleresuar emigrantet shqiptare, ai tha se ekonomia shqiptare do te ishte asfiksuar, familjet shqiptare do ta kishin te pamundur te mbijetonin. Ne kete projekt parashikohet dhe disa mundesi te tjera per te rritur femijet e emigranteve me gjuhen shqipe, permes nje kanali te dyte te televizionit publik, i cili nje nder programet kryesore dhe te perditshme, do te kete programin per mesimin e gjuhes shqipe, ne cdo cep te globit ku jetojne shqiptare. "Politika jone e re e ndryshimit, do te synoje dhe do te realizoje transformimin e sherbimeve ne ambasada dhe konsullata per shqiptaret e shqiptaret, ne sherbimet e standardeve evropiane te njejta me ato sherbime qe motrat dhe vellezerit tane, marrin ne sportelet e atyre vendeve ku jetojne, si qytetare dinjitoz te atyre vendeve", premtoi Rama. Ai tha se do te bejne te mundur qe ne nje sere sportelesh kryesore, ne Evrope, Amerike, Kanada, emigrantet e emigrantet shqiptare te mund te aplikojne dhe te marrin pasaporten biometrike. Ne te njejten kohe, Rama eshte shprehur dhe ne lidhje me sigurimet shoqerore te emigranteve, por dhe te krijimit te kushteve qe kursimet e tyre te investohen ketu ne Shqiperi, kryesisht ne fshat. "Eshte nga ana tjeter e domosdoshme, qe i gjithe mundi i tyre, per efekt pensioni, te njihet permes marreveshjes dypaleshe mes vendit tone dhe Greqise, mes vendit tone dhe Italise", tha Rama. Nderkaq Veliaj deklaroi se vota e emigranteve ka qene projekti i pare i G99 dhe nje nga kushtet primare per pjesemarrjen ne koalicion me PS. Ai falenderoi liderin e opozites Rama per perqafimin qe i beri platformes se G99, per te mundesuar konkretisht dhe ne menyre efikase procesin e votimit te atyre shqiptareve qe ndodhen jashte kufijve. "Sot nuk eshte dita per te folur per ato qe nuk jane arritur, por per ato qe ne se bashku do te arrijme brenda 100 diteve te para te mandatit tone, konkretizimin e nje platforme per te cilen jemi te lumtur qe kemi gjetur konsensusin dhe mbeshtetjen e nje force e cila beson te politika e bashkimit", theksoi lideri i G99. Veliaj deklaroi se ka ardhur koha e se vertetes, ka ardhur koha qe t'ju bejne shqiptareve ato premtime qe do te mbajme dhe platforma e G99 per te mundesuar voten e emigranteve eshte krejtesisht e realizueshme.

SHKENCAT

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vizituar diten e djeshme Muzeun e Shkencave te Natyres, ku edhe deklaroi se pas 28 qershorit, nepermjet programit qeverises, tradita shkencore e vendit do te marre trajtimin e duhur.?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›