E Shtunë, 31 Tetor 2026

CDI: “Pro” masave të BE-së për tejkalimin e vështirësive ekonomike

22-09-2012 / Gazeta 55

Internacionalja e Demokratëve të Qendrës miraton rezolutën kundër akteve të dhunës në botën arabe

Përfaqësuesit e qendrës dhe qendrës së djathtë nga partitë e 75 vendeve dhe 5 kryetarë qeverish, mbështetën masat e marra nga ana e BE-së, për tejkalimin e krizës ekonomike botërore

Të mbledhur në Romë të Italisë, përfaqësuesit e Internacionales së Demokratëve të Qendrës bënë thirrje bënë thirrje për ndaljen e menjëhershme të sulmeve për arsye fetare, që kanë ndodhur kohët e fundit në vendet e botës arabe. Në një rezolutë të përbashkët, udhëheqësit e Internacionales së Demokratëve të Qendrës dënuan sulmet e përgjakshme në Libi, përfshirë edhe vrasjen e ambasadorit të SHBA, dhe rikujtuan se, “liria fetare është një anë e brendshme e gjendjes njerëzore dhe duhet të respektohet”. Gjithashtu, pjesëmarrësit në takim diskutuan për situatën e ekonomisë globale si dhe mbështetën përpjekjet e BE-së, për të ecur drejt integrimit ekonomik dhe fiskal, si një nga mënyrat më efikase për të tejkaluar vështirësitë aktuale. Internacionalja e Demokratëve të Qendrës inkurajon udhëheqësit evropianë për të punuar për një bashkim politik që përpiqet për të promovuar transparencën, efikasitetin dhe kontrollin demokratik të institucioneve evropianë, në mënyrë që Evropa të bëhet një lojtar kyç në zgjidhjen e problemeve globale. Udhëheqësit e Internacionales së Demokratëve të Qendrës, miratuan gjithashtu rezoluta të veçanta për disa çështje si “ndikimi i krizës ekonomike te të rinjtë” apo dhe ato për situatën në Venezuelë, Liban dhe Panama.

Një minutë heshtje për disidentin kuban, Carlos Paya
Gjatë seancës së pasdites, pjesëmarrësit e takimit mbajtën një minutë heshtje në nderim dhe kujtim të Oswaldo Paya, një luftëtar dhe disident kuban, aktivist i shquar për të drejtat e njeriut, i cili ndërroi jetë në korrik. Në takim mori pjesë Carlos Paya, vëllai i Oswaldos.

Pjesëmarrësit
Përveç 220 delegatëve nga partitë anëtare, takim u ndoq nga Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy; Kryeministri i Irlandës, Enda Kenny; kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán; Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Kryeministri i Italisë, Mario Monti mori pjesë si i ftuar special. Kryetari i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Wilfried Martens dhe ish-presidenti i Libanit, Amine Jemayel, gjithashtu morën pjesë në takim. Ndërsa, Eugenia Timoshenko, e bija e ish-kryeministres Julia Timoshenko e cila sot është e burgosur politik, shpjegoi situatën e nënës së saj dhe kërkoi mbështetje ndërkombëtare.

Zgjedhjet në Internacionalen e Demokratëve të Qendrës

Pier Ferdinando Casini zgjidhet President i CDI

Kryesia e re
President: Pier Ferdinando Casini (UDC, Itali)
Sekretari Ekzekutiv: Antonio López-Istúriz shprehet (Sekretar i Përgjithshëm i PPE, Spanjë)

Nënkryetarë:
Wilfried Martens (President i PPE, Belgjikë)
Mariano Rajoy (PP, Spanjë)
Antonis Samaras (ND, Greqi)
Viktor Orban (Fidesz, Hungaria)
Peter Hintze (CDU, Gjermani)
Alf Svensson (KD, Suedi)
Cesar Maia (demokrat, Brazil)
Lourdes Flores (PPC, Peru)
Gustavo Madero (PAN, Meksikë)
Federico Antun (PRSC, Republika Dominikane)
Amine Gemayel (Kataeb, Liban)
Abdeslam Bouchouareb (Rnd, Algjeria)
Mouknass Naha (PZHU, Mauritania)
Edgar Angara (Labano, Filipine)

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›