E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama kunder kasave fiskale per te ushqyer korrupsionin dhe klientelizmin ne bashkine e Tiranes

24-09-2010 / Gazeta 55

Ministri i Financave Ridvan Bode sqaron procedurat dhe detyrimin per pajsijen e bizneseve me kasa fiskale

Pas reagimit te Edi Rames mbi protesten e tregtareve te Medresese ka qene i menjehershem reagimi i ministrit te Financave Ridvan Bode.
Vec pergjigjes se dhene ne Parlament kreu i Financave ka dhene dje dhe nje konference per shtyp duke pohuar se Ditet e fundit kreu i Partise Socialiste kryetari i bashkise se Tiranes po perpiqet te instrumentalizoje politikisht nje proces shume jetik per ekonomine shqiptare per lirine e tregut per konkurrencen e barabarte te bizneseve ne treg per sjelljen e njellojte te gjithsecilit para ligjit per eliminimin dhe dominimin mbi evazionin fiskal vendosjen e pajisjeve elektronike fiskale ose te ashtuquajturave kasa per bizneset qe shesin produktet e tyre ne treg. Kjo eshte nje mase shume e rendesishme e ndermarre nga qeveria nderkohe qe ne vende te tjera te zhvilluara te rajonit dhe botes ky proces tashme eshte i perfunduar dhe perben elementin baze per te menjanuar sjelljen klienteliste ne nxjerrjen e taksave instrumentalizimin elektoral dhe politik te administratave respektive ne nxjerrjen e te ardhurave fiskale dhe krijimin e barazise se bizneseve para ligjit.
Sipas kreut te Financave ky instrumentalizim nga Edi Rama deshmon edhe nje here mungesen e koherences se opozites shqiptare ne raport me ligjin bile me tej deshmon faktin se opozita duke shfrytezuar te drejten legjitime per te qene oponence e vazhdueshme e qeverise synon te krijoje kaos ne zbatimin e ligjit synon te krijoje nje situate antiligjore edhe ne sektorin e ekonomise aq te interesuar per ta paraqitur si nje sektor ne krize dhe pa perspektive.
Si Minister i Financave deshiroj ti ve ne dijeni se procesi i zbatimit te pajisjeve elektronike fiskale ndodhet ne nje faze vendimtare dhe po perdoret ne radhe te pare per tu mundesuar bizneseve qe te konkurrojne ne menyre te drejte dhe per te nderprere cdo burim te korrupsionit qe mund te ushqehet permes sjelljes jo te njejte jo te drejte dhe jo te barabarte te bizneseve tha Bode.
Ai shtoi se taksat fiskale qe mblidhen jane taksat qe tashme i paguajne qytetaret tek biznesi. Ato jane pjese e cmimeve te shitjes ne treg. Ajo qe ne bejme sot eshte qe evidentojme ate qe qytetaret paguajne permes cmimit si pjese e taksave te buxhetit. Pra dorezimin e nje takse te paguar nga qytetari ne buxhetin e shtetit si kontribut i tij per kete lloj takse te vendosur me ligj. Thirrja e kryetarit te bashkise se Tiranes vjen nje dite pasi ai deklaroi publikisht se bashkia e kryeqytetit dhe minibashkite e tij per vitin 2010 kane vjele gjysmen e taksave te mbledhura gjate vitit 2009 si taksa mbi biznesin e vogel. Dhe kjo perben deshmine me te qarte te perdorimit dhe instrumentalizimit politik dhe klientelist qe kryetari i bashkise se Tiranes kerkon ti beje nje procesi teresisht ligjor. Per sa i takon problemit te cmimit te kasave- tha ministri qeveria per te krijuar nje konkurrence te drejte ne treg ka me shume se nje muaj qe ka hequr licencat e kompanive per vendosjen e kasave duke i krijuar mundesine cdo biznesi qe e shikon fitimprures kete aktivitet te futet ne treg kundrejt disa kushteve vendosja e nje garancie certifikimi i kasave qe futen ne treg dhe qe ju shiten bizneseve qe nenkupton qe te jene te pamanipulueshme te kene memorie elektronike dhe qe te transmetojne ne kohe reale ne trurin qendror te administrates tatimore. Cdo perpjekje per te krijuar idene e ndonje monopoli ne treg eshte e pabaze.
Sipas ministrit Bode tashme ligjerisht gjithsecili mund te marre pjese ne treg kundrejt certifikimit te tipit te pajisjeve fiskale qe do te tregtoje ne tregun shqiptar. Sigurisht qe ne jemi te interesuar qe cmimet e kasave edhe pse jane pjese perberese e tregut por duke qene se jane pjese njekohesisht edhe e nje reforme fiskale te jene ne perputhje me logjiken e tregut. Dhe une kam urdheruar administraten tatimore per te bere nje hetim/vezhgim te tregut te kasave pasi firmat qe importojne jane te njejtat qe zbatojne procesin dhe per te pare diferencat e cmimeve dhe justifikimin e tyre. Me tej Bode shtoi se per biznesin e vogel ne sigurisht qe ju kemi kerkuar dhe do te kembengulim qe te gjendet nje pajisje elektronike e pershtatshme me nje kosto te arsyeshme dhe me kapacitete sigurisht me te limituara nga kasat qe perdoren ne biznesin e madh dhe me nje veprimtari me te gjere. Do te vazhdojme te ndjekim me vemendje zhvillimet ne treg per zbatimin e procesit te pajisjeve me kasa fiskale por nga ana tjeter edhe nje here deshiroj te bej me dije qe ky eshte nje proces ne te mire te cdo biznesi ne te mire te qytetareve qe paguajne taksa dhe qe taksat qe ato paguajne te depozitohen ne buxhetin e shtetit per te pasur ne kete menyre me shume te ardhura per rruge shkolla e spitale eshte ne te mire te ekonomise ne teresi pasi forcon konkurueshmerine gje qe perben edhe nje prioritet te qeverise. Pikerisht per kete arsye ne pergjysmuam te gjitha taksat qe gjithsecili te paguaje nga pak. Por ky proces eshte ne te mire edhe te bashkise se Tiranes e cila mbledh sot gjysmen e taksave qe mblodhi vitin e kaluar por sigurisht qe ky proces i heq te drejten e trajtimit klientelist politik te bizneseve qe jane te lidhura me bashkine e Tiranes.
Ai tha me pas se per sa i perket investigimit te procedurave e ftoj kryetarin e bashkise se Tiranes megjithese javen e kaluar i kemi depozituar nje informacion te detajuar qe permes atij komiteti te informacionit dhe sigurimit qe ka ngritur ne partine e tij te vije e te marre cdo dokument ne Ministrine e Financave qe ka te beje me procesin e zbatimit te pajisjeve me kasa nje mase kaq e rendesishme per lirine e tregut dhe lirine e njeriut.
Me tej ministri Bode iu pergjigj dhe interesit te gazetareve.

Pse nuk u pa mundesia e aplikimit te kasave portabile te pakten per biznesin e vogel apo per shitesit ambulante qe do te kishin nje kosto dukshem me te ulet nga ajo qe kane kasat aktuale A ka ndonje mundesi per subvencionim
E para nje here per tipin e kasave jane vete bizneset qe zgjedhin perderisa jane disa kompani ne treg qe operojne me cmime te ndryshme dhe tip te ndryshme kasash. Pra bizneset do te mbajne ate qe eshte me e pershtatshme per ta dhe qe ploteson njekohesisht detyrimin ligjor per raportim te menjehershem on-line si dhe te kene kapacitet dhe memorie te mjaftueshme per aktivitetin qe ajo kryen. Ne kete kuptim ne nuk mund te paragjykojme tipin e kases qe vjen ne tregun tone pasi ajo eshte e lire. Ne fillim ne licencuam 5 kompani dy nga te cilat nuk plotesuan kushtet per te qene me pajisje te pershtatshme qe transmetojne on-line. Nderkohe jane tre kompani qe tashme kane kaluar test-proven ne nje dhome prove qe ka Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe qe operojne me implementimin e kasave. Sigurisht qe u kemi kerkuar dhe do te kembengulim per tju kerkuar qe qofte ambulanteve qofte dhe bizneseve te vogla te cilat mund te perballojne sherbimin e tyre me nje pajisje me pak te kushtueshme atehere te implementojne kasa me pak te kushtueshme. Dhe per nje gje te tille une kam urdheruar qe te behet nje investigim nga ana e Administrates Tatimore ne te gjithe rrjetin e vendosjes se kasave. Ende jemi ne fazen jomasive pasi nga rreth 120 mije biznese qe do te plotesohen me kasa vetem 12 mije jane plotesuar deri me sot pra jemi diku tek 10 per qind. Nderkohe qe ligji detyron qe brenda ketij viti pajisja me kasa duhet te jete e realizuar ne te gjitha bizneset. Pra jemi ne nje proces te cilin po ndjekim me shume vemendje dhe me shume kujdes.

Sa i takon subvencionimit
Lidhur me subvencionimin eshte nje sherbim qe sic biznesi e ble tavolinen blen kompjuterin qe i sherben per administrimin e tij atehere edhe ai ka detyrimin qe ne vend te tavolines te bleje dhe nje pajisje te vogel per shtetin qe te deklaroje te ardhurat. Ne nuk i kemi nderhyre se cfare pajisjesh blen ai por kerkojme nje pajisje fiskale qe te kete kapacitetin qe te transmetoje ne kohe reale te dhenat. Ky eshte nje detyrim ligjor.

Pse eshte e domosdoshme qe edhe shitesit ambulante edhe biznesi i vogel te transmetoje te dhenat online ne kohe reale tek Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
Ky eshte nje standard qe ne e kemi vendosur dhe qe perben standardin me te mire per transparencen dhe konkurrencen e ndershme perndryshe nese ne vendosim kasat te cilat nuk jane te pershtatshme dhe qe nuk jane thjesht sa per te pasur nje kafaz. Ju si gazetar ma keni kerkuar edhe vete si spunto para 2-3 vjetesh se kur do te fillohet me implementimin e kasave fiskale. Dhe une ju kam thene se do te fillojme atehere kur ne te jemi gati cka do te thote kur ne te kemi nje rrjet informatik dhe nje sistem te modernizuar te funksionimit te Administrates Tatimore. Tashme ne jemi ne kete faze qe i kemi mundesite per te thithur informacion ne kohe reale nga te gjitha bizneset dhe ne te gjitha format e tij ne formen e faturave dhe ne formen e pajisjeve fiskale. Por ajo qe ndodh ne pajisjet fiskale eshte fakti qe pajisjet fiskale masin taksen qe paguan qytetari per llogari te shtetit dhe qe jo gjithmone mbetet ne llogari te shtetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›