PS politike kunder emigranteve shqiptare
Opozita sjep votat as per ligjin e pasaportave biometrike qe i hap rruge aplikimit per pajisjen e emigranteve shqiptare ne Itali dhe Greqi me leternjoftime dhe pasaporta biometrike
Pas braktisjes se punimeve te Kuvendit nga grupi i deputeteve socialiste mazhoranca votoi disa vendime te rendesishme sikurse ishte emerimi i kreut te Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja. Partia Socialiste demonstroi dje ne Kuvend nje qendrim refraktar dhe diskriminues ndaj emigranteve shqiptare duke bojkotuar seancen ne nje kohe kur do miratohej ligji per hapjen e zyrave te reja te aplikimit per dokumentet e reja te identitetit ne Itali dhe Greqi
Dekreti per kreun e Kushtetueses
Parlamenti miratoi dje dekretin e Presidentit te Republikes per kreun e ri te Gjykates Kushtetuese. Me votat e mazhorances merr fund edhe nje ece-jake e gjate e kreut te shtetit me mbajtjen pezull te institucionit te Kushtetueses. Shumica miratoi me 74 vota lsquopro kandidaturen e Bashkim Dedes nderkohe qe ne votim nuk mori pjese opozita te cilet braktisen sallen e Kuvendit ne shenje pakenaqesie per rrezimin nje jave me pare te dekretit te Presidentit per Ligjin e Pronave.
Dy dite me pare Presidenti i Republikes Bamir Topi ka emeroi Bashkim Deden ne krye te Gjykates Kushtetuese dhe komisioni i ligjeve e miratoi me konsensusin e opozites nje dite me pas kete kandidature. Bashkim Dedja nisi punen si anetar i Gjykates Kushtetuese ne fund te majit 2010. Ai eshte nje prej tre emrave te dekretuar nga presidenti Topi se bashku me Altina Xhoxhaj dhe Vangjel Kosten me 13 maj 2010. Me 20 maj 2010 Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit te Republikes per emerimin e Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedes ne detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese ndersa rrezoi dekretin e emerimit te Vangjel Kostes.
Votimi per pasaportat e emigranteve
Partia Socialiste ska pranuar te marre pjese as ne votimin e ligjit per hapjen e zyrave te aplikimit per dokumentet e reja te identitetit ne ndihme te emigranteve ne dy vendet fqinje Greqi dhe Itali. Kuvendi i Shqiperise ka miratuar vetem me votat e mazhorances projektligjin Per disa shtesa ne kontraten koncesionare Per prodhimin dhe shperndarjen e kartave te identitetit dhe te pasaportave biometrike mes ministrise se Brendshme Grupit Sagem Securite dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve qe parashikon hapjen e zyrave te aplikimit per dokumentet e reja te identitetit dhe pasaportat biometrike prane zyrave konsullore ne Athine Selanik Rome e Milano. Me 74 vota lsquopro Kuvendi i ka dhene fuqi ligjit per te ardhur ne ndihme te emigranteve ne vendet ku ata jetojne dhe punojne.
Emigrantet shqiptare ne Greqi dhe Itali do kene tashme nje te drejte legjitime per te aplikuar ne vendet respektive per pajisje me dokumentet e reja te identitetit.