LSI në protestë, kundërpërgjigjet PS-ja
LSI-ja ka paralajmëruar protesta masive kundër bashkëpunimit PD-PS për reformën zgjedhore. Ndërsa PS-ja kundërpërgjigjet duke thënë se protestat janë shkak për të mbrojtur karrigen e Ilir Metës. Meta i ka bërë thirrje sot popullit që të ngrihet në protesta kundër 'puçeve Rama-Berisha', siç e quajti ai rënien dakord të këtyre dy partive për reformën zgjedhore. Meta në një konferencë për shtyp u shpreh –"U dhunua vota e dy milionë shqiptarëve. Bashkëpunimi mes dy partive të mëdha do marrë përgjigjen e merituar. Do rivendosimRepublikën parlamentare". Por menjëherë ka reaguar PS-ja. Deputeti Taulant Balla ka vlerësuar se Meta me veprimet e tij anti PS është kthyer në oksigjenin e Berishës.
"LSI kërkon të zhvillojë protesta vetëm për karrigen Ilir Metës. Lufta që po bën Meta është vetëm për karrigen e tij, jo për interesat shqiptarëve. Mbështetja për Metën është një oksigjen për Berishën, ndërkohë që vetë ai ka mbetur peng i mllefit anti PS"- deklaroi Balla.