E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekt-ligji, vazhdon miratimi në kurriz të biznesit

Vazhdon te diskutohet nen për nen ne komisionin e ekonomisë ligji për procedurat tatimore. Përfaqësues te forcave politike e specialiste ne fushën e financave kane diskutuar ndryshimet e mundshme e përmirësimet qe mund tu bëheshin disa prej neneve te këtij projektligji. Është propozuar qe drejtoria e doganave te mos jete ne varësi te drejtpërdrejtë te ministres se financave, si një mënyrë qe kjo drejtori ti largohet politikes, propozim i hedhur poshtë nga votimi i anëtareve te komisionit. Pjese e diskutimit ka qene edhe hetimi tatimor, i cili aktualisht kryhet nga policia gjyqësore. Sipas përfaqësuesve te Ministrisë së Financave me projektligjin e ri synohet te rregullohen strukturat e funksionet e njësive te hetimit tatimor. Sipas tyre këto janë njësi te specializuara te hetimit e zbatimit ne administratën qendrore tatimore. Deputete te opozitës e kundërshtuan kete nen pasi sipas tyre, hetimi nuk mund te jete kompetence e administratës tatimore, duke e konsideruar atë si "kompetence te tepruar".

Ndërkohë qe një tjetër ndryshim i parashikuar ne kete projektligj, është edhe ai mbi te drejtën e subjektit për ankimin administrativ tatimor. Sipas projektligjit tatimpaguesi e dorëzon ankimin ne drejtorinë e apelimit tatimor brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur vlerësimi, ose vendimi i administratës tatimore, është marre ose konsiderohet te jete marre nga tatimpaguesi. Sipas Rusmajlit akti administrativ i lëshuar nga administrata tatimore dhe per te cilin nuk është ankimuar ne rruge administrative, nuk mund te ankimohet ne rruge gjyqësore. Përpara se te depozitohet kërkesë-padia për shqyrtimin gjyqësor, tatimpaguesi duhet te paguaje 15 % te vlerës se gjobave. Ky është nje draft i kundërshtuar se tepërmi nga komuniteti i sipërmarrësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›