“LSI nuk mund të bëjë koalicion me PS, na la jashtë BE”

Flet Nasip Naço, nënkryetar i Kuvendit
Nënkryetar i Kuvendit Nasip Naço, njëkohësisht deputet i Lëvizjes Socialite për Integrim ka dalë kundër koalicionit me Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 2013. Duke folur nga zona e tij zgjedhore, Berati, deputeti Naço theksoi se LSI do të dalë e vetme në zgjedhje. Ai shtoi se reflektimi mbi funksionimin e koalicionit aktual do të vendosë fati ne LSI në zgjedhjet e 23 qershorit. zgjedhjet e vitit 2013.
“Unë personalisht si sekretar politik për qarkun e Beratit, jam i bindur se LSI duhet të hyjë e vetme në zgjedhje. Ne nuk kemi bërë llogari numrash duke hyrë edhe të vetëm, pasi po të jetë për llogari numrash na intereson të bëjmë koalicion me PD-në ose PS-në. Ne duhet të hyjmë të vetme për të parë dhe për tu ballafaquar me elektoratin, për të bërë një analizë 4 vjeçare se çfarë kemi bërë dhe çfarë presin qytetarët nga ne. Pastaj janë forumet që vendosin nëse duhet të bëjmë koalicionet të tjera. Por unë e kam të pamundur të bëj koalicion me parti që nuk voton ligjet themelore dhe na lë jashtë BE-së”, vlerësoi Naço.