E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, paketë propozimesh për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Levizja Socialiste per Integrim beri te ditur se po harton nje pakete propozimesh per te ndryshaur kodin elektoral. Edmond Haxhinasto tha se ekspertet jane bazuar ne rekomandimet e OSBE-se. Kjo nisme e LSI-se vjen pasi kryeministri Berisha ka deklaruar publikisht se eshte ne pritje te te gjitha propozimeve qe Partia Socialiste do te beje per ndryshimet ne kod per zgjedhjet e ardhshme.

"LSI ka filluar punen per pergatitjen e nje platforme per permiresimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vena re gjate zgjedhjeve te 2009-tes dhe duke zbatuar rekomandimet e OSCE/ODIHR ne raportin e saj perfundimtar. Keto propozime do te paraqiten ne menyre institucionale ne Parlament. Debati politik i muajve te fundit per problematiken e zgjedhjeve te 2009-tes, duhet te marre nje drejtim te ri: fillimin sa me pare te reformes zgjedhore per zgjedhjet e ardheshme. Zgjedhje te lira e te ndershme, konkurrimi i ndershem dhe i barabarte per te gjithe, proces i pakontestuar nga partite pjesmarrese dhe gjithperfshirja e tyre,garantohet vetem me nje kuader ligjor sipas standarteve nderkombetare, pra me nje Kod Zgjedhor sipas ketyre standarteve", deklaroi Haxhinasto.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›