E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Gramsh, gjendet një nga trupat e viktimave


Gjendet një nga trupat e viktimave të katër të aksidentuarëve në Gramsh. Lajmi është konfirmuar për "Ora News" nga nënprefekit i Gramshit, Shkëlqim Hoxha. Ai tha se identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i mundur për shkak të dëmtive të mëdha që ka në trup. Kufoma është gjetur 20 kilometra larg vendngjarjes. Ndërkaq nënprefekti Hoxha theksoi se vijon operacioni i kërkimit për gjetjen e tre truave të tjerë.
Sipas tij, 4 viktimat janë nga komuna Godovjat i Gramshit.

Dritan Balla 38-vjeç, Elis Sogani, 32 vjeç, Petrit Ahmeti 20 vjeç, dhe Behar Senkollari 18 vjeç humbën jetën pasi furgoni me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lumin Devoll. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›