Furgoni me 4 vetë bie në lumë, rinisin kërkimet për trupat
ELBASAN -Vazhdojne dhe sot kerkimet per gjetjen e kater trupave qe dyshohet se kane rene ne lumin e Devollit pasi furgoni me te cilin udhetonin doli nga rruga dhe rreshqiti ne lume. Forcat e policisë së Gramshit dhe Elbasanit ato speciale te RENEA-s, të mbështetura edhe nga banorë vendas, kanë nisur kërkimet në ujërat e lumit. Ne ndihme shte dhe një helikopter. Kërkimet kanë vazhduar qe ne oret e para te se dieles pa ndërprerje deri në orën 19:00, kohë në të cilën u ndërprenë për shkak të errësirës, dhe pritet te rinisin sot.
Dalja te shtunen e një furgoni pasagjerësh nga aksi i rrugës ka bërë që mjeti të përfundojë në lumin e Grabovës në Gramsh dhe katër personat që ishin në të të gjejnë vdekjen. Sipas policisë, mes viktimave ndodhet dhe drejtuesi i automjetit. Tragjedia mendohet që të ketë ndodhur në orët e para të ditës së shtunë (pas mesnate), por është mësuar vetëm në mëngjes nga disa persona që po udhëtonin në aksin e rrugës nacionale Korçë-Gramsh. "Krahas forcave dhe mjeteve tona rreth mesditës së shtunë, për gjetjen e viktimave kanë ardhur dhe forca të RENEA-s nga Tirana, si dhe një helikopter. Por, deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është arritur të gjenden trupat e tyre", - pohon Saimir Muça, titullar i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Elbasanit. Sipas konfirmimeve policore, viktimat janë: Dritan Balla 38 vjeç, Petrit Ahmeti 20 vjeç, Behar Senkolli 18 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, Elis Sogani 32 vjeç.
NGJARJA
Sipas policisë, tragjedia ka ndodhur në orët e para të ditës së shtunë, në vendin e quajtur Mollë-Gra-bollë, 45 km larg nga qyteti i Gramshit, pjesë e rrugës nacionale Gramsh-Korçë. Automjeti furgon me targë KO-1893-B, që drejtohej nga Elis Sogani, ka devijuar nga aksi i rrugës duke u rrokullisur në humnerë e duke përfunduar në dallgët e lumit të Grabovës së bashku me katër personat që ishin në të. Nuk dihet nëse pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit kanë gjetur vdekjen gjatë rrotullimeve të automjetit në shpatin e thepisur, apo janë mbytur në ujë, por tragjedia është mësuar vetëm në orën 09:00 të ditës së shtunë. Nga hetimet e para të policisë mësohet se katër viktimat e zhdukura në lumë janë banorë të fshatit Bratilë të komunës së Kodovjatit në Gramsh. Mësohet se ata po udhëtonin me mjetin e ngarkuar me zaire bagëtish (bar e jonxhë), të cilën e shisnin në fshatrat e Korçës. Mësohet se para nisjes për udhë, të aksidentuarit kanë përdorur alkool në një nga njësitë tregtare të zonës.
POLICIA
Pas njoftimit, forca të shumta të policisë kanë udhëtuar për në vendin e aksidentit. Njëkohësisht, në mesditë, në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe forca speciale të Tiranës, si dhe një helikopter për kërkime nga ajri. Për shkak të reshjeve si dhe prurjeve nga malet, ujërat e shumta të lumit e kanë vështirësuar tej mase kërkimin. "Nga hetimet e para dyshohet që shkak i aksidentit të rëndë të ketë qenë shpejtësia si dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Nuk përjashtohet dhe ndikimi i alkoolit që ata kanë konsumuar para nisjes për udhë. Kemi verifikuar se në mjet ishin katër persona, që dyshohet se kanë përfunduar në ujërat e lumit. Nuk përjashtohet dhe mundësia që ndonjëri të jetë dhe i gjallë. Ne po vazhdojmë kërkimet me intensitet", - shtojnë drejtues të policisë lokale.
(d.b/FatmirPopja/BalkanWeb)