E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Rasti i Ruzhdies provë e korrupsionit elektoral

Partia Socialiste, pershendeti deklaraten e ambasadorit spanjoll Montobio i cili deklaroi ne Alsat, se hyrja ne parlament i hap rruge zgjidhjes se krizes. Sekretarja per Marredheniet Nderkombetare, Arta Dade, po ashtu foli edhe per rastin e Ruzhdies. Sipas saj, kjo kuti eshte prova e korrupsionit elektoral ne zgjedhjet e 28 qershorit. Keto komente Sekeretarja nderkombetare ne seline roze i beri duke iu referuar lajmeve ne mendia mbi hetimin e Prokurorise se Fierit.

"Partia Socialiste përshëndet vlerësimin që i bëri ambasadori i Spanjës, zoti Montobbio, dhe njëkohësisht ambasadori i vendit që ka presidencën e BE, pranisë së opozitës në Parlament dhe nismave ligjore të propozuara prej saj. Ne jemi gjithashtu plotësisht dakord, për thirrjen e zotit Montobbio për klasën politike shqitpare, se është ky akt konstruktiv i ndërmarë nga Partia Socialiste që hap një dritare shprese për arritjen e një marrëveshje dhe se zgjidhja e krizës duhet të bazohet pikërisht tek nismat ligjore të propozuar nga Partia Socialiste. Kryeministri i Ruzhdies gabon rëndë nëse mendon se kjo krizë do zgjidhet vetiu, kriza politike është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe kjo nuk mund dhe nuk do të zgjidhet nëse nuk ka plotësisht kërkesa e PS për një hetim të plotë e të hollësishëm të zgjedhjeve të 28 qershorit. E vërteta shokuese që po del tani mbi kutinë e Ruzhdies, që Sali Berisha aq shumë e ka për zemër vetëm sa e shton vendosmërinë tonë për ti qëndruar kauzës sonë të drejtë", deklaroi Dade.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›