E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI per integrimin Te mos humbet me kohe

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot për procesin e integrimit dhe reformat që duhen përmbushur në favor të tij. Sekretari i ëprgjithshëm i kësaj force politike Luan Rama, duke e cilësuar vizitën e komisonerit për Zgjerimin në Tiranë, Stefan Fyle, si shenjë mbështetje dhe ndihme për zbatimin 12 rekomandimeve apeloi për përshpejtimin e reformave dhe ëprmbushjen e detyrimeve dhe kushteve.

Sipas tij përfundimi me sukses i këtij procesi dhe meritimi i statusi është sfida më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Shqipëria e meriton statusin kandidat”-tha ai, ndërsda theksoi mbëhstetjen dhe kontributin e LSI-së për të investuar në përmbushjen e reformave.
“LSI do të jetë në union me frymën e Fyles dhe do të vijojë të jetë kontributore e rëndësishme duke investuar maksimalisht në përmbushjen e reformave në atë që kërkon aspirata jonë”-theksoi Luan Rama.

Në përfundim të fjalës së tij Luan Rama apeloi duke thënë se 100 vjetori i pavarësisë, integrimi nuk mund të tolerojë më humbje kohe dhe asnjë mungesë vullneti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›