E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI përkrah idenë e përgjimit telefonik nga komisioni hetimor

LSI përkrah idenë e përgjimit të skedarëve e komunikimeve telefonike të kërkuar prej komisionit hetimor parlamentar që është ngritur për ngjarjet e 21 janarit.

Kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë mbledhjes së kryesisë deklaroi se janë të hapur për çdo hetim i cili do të zbardhë ngjarjet e rënda të 21 janarit. Ndërsa përsa i përket refuzimit prej PS-së Meta deklaroi se kjo vjen si pasojë e frikës së zbulimit të bisedave kompromentuese gjatë demonstatës.
 

Ndërsa përsa i përket zgjedhje të 8 majit kreu i LSI-së deklaroi se synimi i kësaj parti është dyfishimi i rezultateve .Ndërkohë që 15 shkurti do të jetë edhe afati për shpalljen e emrave që do përfaqësojnë këtë parti.
 

Ndërkohë që protestën homazh të 28 majit Meta e cilësoi vetëm si një mbulim për demostratën e dhunshme të 21 janarit ku pati edhe viktima.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›