E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Zgjidhja vjen duke larguar qeverinë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e opozitës se zgjidhja e situatës politike vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

Në një konferencë për shtyp kreu i selisë rozë ka akuzuar kryeministrin Berisha se kërkon të vendosë sistemin e dhunës në Shqipëri.
Ndërkohë Rama gjithashtu e ka cilësuar si të paligjshmën deklaratën e komisionit hetimor të ngjarjeve të 21 janarit se do të kërkojë tabulatet telefonike të krerëve të lartë të shtetit.
 

“Kërkesa për të disponuar tabulatet e presidentit dhe kryeprokurores është e paligjshme por është e mjaftueshme për të kuptuar që as vrasjet e demonstruesve, as skenari i vrasjeve as mosdorëzimi i gardistëve dhe as nxjerra e policisë mbi ligjin ishin
pjesë një plani makabër për të implementuar sistemin e dhunës dhe të frikësuar popullin” theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›