E Hënë, 2 Nëntor 2026

Demonstrata vrasjet nga 3 arme

/ /

Perseritja e verifikimit te vendit te ngjarjes eshte bere me qellim saktesimin e disa detajeve duke ballafaquar vendin ku ka ndodhur vrasja e tri viktimave me pozicionimin e oficereve te Gardes se Republikes. Mengjesin e 22 janarit nje dite pas incidenteve te dhunshme prokuroret keqyren sheshin para Kryeministrise si dhe ambientet e oborrit te godines se qeverise ku fiksuan provat materiale. Nderkohe nga verifikimet qe po vazhdojne te kryhen per armet dhe predhat qe kane goditur tre shtetasit e vrare Prokuroria dyshon se te tre viktimat jane qelluar nga arme te ndryshme. Hekuran Deda Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj jane vrare thuajse ne te njejten zone ne pjesen e bulevardit mes Kullave Binjake dhe Kryeministrise. Hekura Deda eshte vrare ne te majte Ziver Veizi ka qene me prane Kryeministrise disa metra larg portes metalike dalese ne Bulevard ndersa Faik Myrtaj ndodhej tek rrugica mes gjykates Kushtetuese dhe Kullave Binjake ne momentin kur eshte qelluar. Sipas Prokurorise ndonese predhat dyshohet se i perkasin armeve te ndryshme te shtenat kane ardhur nga i njejti sektor ku ishin vendosur oficeret e Gardes. Behet fjale per oborrin e siperm te Kryeministrise ne anen e Piramides. Disa prej plumbave kane shenja bimesh dhe druri cka ka hedhur dyshimet se predhat kane kaluar nga deget e disa pemeve qe ndodhen ne oborrin e Kryeministrise. Nderkohe perkunder dyshimeve se vrasja e demonstruesve ka ndodhur nga te shtenat e tre gardisteve ose te pakten nga tri arme te ndryshme mesohet se te dyshuarit per kete nuk ndodhen mes 6 zyrtareve per te cilet eshte kerkuar ndalimi. Ndrea Prendi eshte komandant i Gardes Alfred Ahmetcenaj zv.komandant i Gardes shef i njesise speciale Dashamir Shehi eshte komandant i njesise 2 Altin Kollcinaku eshte komandant i njesise 1 Fatos Bushati i njesise 3 dhe Vladimir Dedaj i njesise 4.
Prokurori amerikan
Nje prokuror amerikan do te asistoje hetimet qe po kryen Prokuroria shqiptare lidhur me ngjarjet e 21 janarit prane Kryeministrise ne Tirane. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te organit te akuzes te cilat thane se vec eksperteve te FBI dhe ATF qe do te japin ndihme teknike ne procedurat e hetimit nje prokuror amerikan do te ofroje asistence ligjore ne kete proces. Prania e prokurorit amerikan vjen ne pergjigje te kerkeses per ndihme teknike qe Prokuroria e Pergjithshme i drejtoi SHBA-ve permes ambasades ne Tirane.
6 gardistet
Burime zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme kane mohuar dje te kene bere negociata per dorezimin apo vetedorezimin e gjashte gardisteve ndaj te cileve jane nxjerre urdhra-ndalimi. Prokuroria ka thene se eshte ne pritje te ekzekutimit te urdhrave te ndalimit nga policia. Sipas akuzes mbremjen e se merkures ne Prokurori ka mberritur nje informate sikur urdher-ndalimet ishin ekzekutuar por me pas eshte pare se nuk kishte ndodhur nje gje e tille.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›