Prokuroria Tre shtetas plane per eliminimin fizik te Edi Rames

Gjykata e Tiranes ka dhene sot ne mesdite masen e arrestit nje muaj burg per tre shtetasit qe akuzohen se po planifikonin vrasjen e kryesocialistit Rama. Luan e Fatos Rami si dhe Afrim Kicaj te tre nga Burreli dhe me banim ne Tirane do te qendrojne 30 dite ne burg nderkohe qe prokuroria do te vijoje hetimet per kercenimin ndaj kreut te PS-se Edi Rama. Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ishte pikerisht shtetasi Luan Rami i cili ka thurur planin per vrasjen e liderit te opozites.
Mesohet se shkaku ka qene fare banal. Luan Rami ka konstatuar se pas demonstrates se 21 dhjetorit makina e tij ishte demtuar me diegie nga protestuesit dhe per kete ka planifikuar nje hakmarrje publike ndaj Edi Rames te cilen mendonte ta finalizonte gjate demonstrates se dyte te opozites.
Gjykata e Tiranes pritet te jape sot vleresimin per masen e sigurise ndaj 3 shtetasve te cilet sipas Prokurorise kishin planifikuar eliminimin fizik te kreut te PS Edi Rama. Ata jane Luan Rami 37 vjec Fatos Ramin 29 vjec dhe Afrim Kicja 33 vjec te tre lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane. Sipas Prokurorise nga pergjimet ka rezultuar se keta tre shtetas kishin thurur nje plan per eliminimin fizik te Edi Rames.
Prokuroria pretendon se nga pergjimet qe ka bere Sherbimi Informativ Shteteror keta tre shtetas do te kryenin eliminimin e Rames ne 27 janar. Sic rezulton nga pergjimi Fatos Rami i deklaronte Afrimit se nipi i tij Fatosi do te vinte ne Tirane me nje stilolaps. Menjhere pas kesaj Prokuroria hodhi dyshimet se behej fjale per nje stilolaps-pistolete.
Nderkohe arrestimi i shtetasve u be ne zonen e Bllokut tre dite me pare teksa te tre personat ishin bashke. Zyra e shtypit ne drejtorine e Policise se Shtetit beri te ditur sot se pas nje hetimi te kryer ne bashkepunim nga drejtoria Kunder Krimeve te Renda Policise se Tiranes dhe Prokuroria per Krimet e Renda mundesuan diten e djeshme parandalimin e nje akti kriminal. Sipas policise ndalimi i tyre eshte bere pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale per te kryer vrasje. Materialet hetimore ne ngarkim te ketyre shtetasve i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Qe pas marrjes se kercenimeve per kreun e PS Edi Rama jane shtuar edhe masat e sigurise.