LSI pretendime në Kukës, por pas rinumërimit del se votat i janë vjedhur PD-së
Kolegji Zgjedhor rinumëron 15 kutitë e Kukësit, pas pranimit të kërkesës së LSI e cila pretendonte ekzistencën e votave që do i jepnin asaj mandatin e deputetit në qarkun e Kukësit, por kjo nuk rezultoi dhe vota të mohuara ishin për Partinë Demokratike
Në Kolegjin Zgjedhor ka përfunduar rreth orës 15:10 rinumërimi i 13 kutive të votimit të qarkut Kukës, nga 15 kutitë që do të rinumëroheshin në total. Dy kutitë e mbetura, ajo me nr. 0441 dhe 0446, janë kontestuar pasi kanë pasur mospërputhje të kodeve. Për këtë qëllim trupa e Kolegjit, me relator gjyqtarin Valbon Çekrezin, është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me kutitë e kontestuara, nëse do të hapen apo jo. Nga rinumërimi deri tani i 13 kutive nuk ka pasur ndryshime të mëdha në vota. Para rinumërimit diferenca mes dy koalicioneve ishte 15 vota në favor të koalicionit të djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”. Ndërsa pas rinumërimit kjo diferencë u shtua edhe me 7 vota të tjera në favor të djathtës, duke e çuar në 22 diferencën mes dy koalicioneve.
Kolegji Zgjedhor vendosi të premten për rinumërimin e 15 kutive të votimit të qarkut Kukës, ku Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Në qarkun e Kukësit rezultati përfundimtar do mbetet 3 mandate për koalicionin e djathtë APMI dhe 1 mandat për koalicionin e majtë (ASHE)
Arben Zeneli i PD konfirmon në këtë mënyrë mandatin për deputet.
QV 0446 (asnjë ndryshim)
PD 251 vota
LSI 31 vota
QV 0441 (asnjë ndryshim)
PD 194 vota
LSI 23 vota
Kutitë e kontestuara
Kolegji Zgjedhor pas dëgjimit të pretendimit të palëve për 2 kutitë e kontestuara nr. 0441 dhe 0446, u tërhoq për të marrë një vendim lidhur me rinumërimin e tyre. Më herët, përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho kundërshtoi rinumërimin e këtyre dy kutive për shkak të problemeve të regjistruara me kodet e sigurisë duke kërkuar Kolegjit të mos rinumëroi këto kuti, pasi cenohet integriteti. Edhe me rinumërimin e 2 kutive të kontestuara rezultoi se nuk kishte asnjë ndryshim madje diferenca mes dy partive u thellua më tej. Nga 15 vota që ishte para PD si koalicion në këtë rinumërim kemi rritje të diferencës me afro 23 vota.
LSI, Ilirian Muho
“Votimi është i cenuar rëndë pasi 2 kodet që mbyllin kutinë janë prekur dhe ne kërkojmë që të mos rinumërohen. Për aq sa kohë cenohet siguria”.
Përfaqësuesja e KQZ, Dëshira Pasku
“Sa i takon dy kutive të rinumërimit, 2 kode nuk korrespondojnë. Integriteti i këtyre kutive nga vendi i rinumërimit në KQZ vërtetohet në bazë të firmave që kanë lëshuar anëtarët e KZAZ. Ne kërkojmë të hapen dhe rinumërohet”.
PD, Ivo Kaso
“Janë të njëjta kuti dhe kode që janë dorëzuar nga KZAZ. Në momentin e dorëzimit marrin pjesë kryetari nënkryetari dhe sekretari, janë ato që e kanë dorëzuar. Kërkojmë të thellohet hetimit, për çdo parregullsi palët të mbajnë shënim”.
Nga rezultatet e mëparshme
QV 0441
PD ka siguruar 193 vota
LSI 23 vota
QV 0446
PD 265 vota
LSI 31 vota
Ajo çka i duhet të bëjë Kolegjit është vendimi se duhet të marrë 5-shja gjykuese nëse ka pasur ndërhyrje në to apo janë të rregullta. Tashmë me rinisjen e mbledhjes do ketë vetëm dy grupe rinumërimi nga katër.
TABELA E RINUMËRIMIT
QV 0442 ( nuk ka ndryshim)
LSI mbetet 33 vota
PD mbetet 332 vota
QV 0443( nuk ka ndryshime)
LSI mbetet 30 vota
PD mbetet 230 vota
QV 0444
LSI kishte 18 vota ( nuk ndryshon)
PD shkon – 1 votë, kishte 212 vota- tani ka 211 vota
QV 0445
LSI kishte 28 vota - mbetet me 28 vota
PD fiton 1 votë/kishte 332 vota- shkon në 333 vota
QV 0454
PD humbet një votë/ kishte 107- shkon 106 vota
LSI 40 vota (nuk ndryshon)
QV 0447 (nuk ka ndryshim rezultati)
PD 180 vota
LSI 21 vota
QV 0462
PD 177
LSI humbet një vote/kishte 8 vota shkon në 7 vota
QV 0473 (nuk ka ndryshim)
PD 138 vota
LSI 19 vota
QV 0441 dhe 0464
Kontestohen kutitë për mospërputhje me kodin
Në kutitë 0441 dhe 0464 nuk përputhet kodi i hapjes së kutisë
QV 0518 (nuk ndryshon rezultati)
PD 219 vota
LSI 4 vota
QV 0504 (nuk ndryshon rezultati)
PD 129 vota
LSI 18 vota
QV 0465 (nuk ndryshon rezultati)
PD 177 vota
LSI 6 vota