E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsumojne aksidentalisht bar miu ne kafe rende tre persona

Tre pjesetare te nje familjeje ne komunen e Libofshes ne Fier gjenden ne gjendje te rende shendetesore pasi konsumuan aksidentalisht bar miu ne kafe. Policia bene te ditur se ngjarja ndodhi mengjesin e djeshem ne familjen e Eduard Bytycit ne fshatin Vanaj ne Libofshe te Fierit. Zonja e shtepise ka nisur pergatitjen e kafes. Gabimisht ka ngaterruar shishen e ujit me shishen me helm qe i shoqi kishte pergatitur ne mbremje me perzierje detridoni kundra minjve. Nga konsumimi i kafes Avushe Eduart dhe Lulejta Bytyci jane ndier keq dhe menjehere jane derguar ne spitalin rajonal te Fierit. Sipas mjekeve tre anetaret e familjes Bytyci ndodhen ne gjendje te rende ne sallen e reanimacionit duke luftuar mes jetes dhe vdekjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›