E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu kryetareve te gjykatave Drejtesia e deshtuar ne denimin e korrupsionit

Takimi KLD akuza ndaj Prokurorise dhe Permbarimit per mosekzekutimin e vendimeve. Paralajmerohen kryetaret e gjykatave propozime dhe masa konkrete per shkeljet ne gjykata

Drejtesia ka deshtuar ne denimin e shkelesve te ligjit me konkretisht ne denimin e personave te akuzuar per korrupsion. Deklarata e forte eshte bere nga numri dy i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu ne nje takim qe ka pasur me kreret e gjykatave ne vend ku u prezantua nje raport me disa problematika te gjykimit te ceshtjeve penale pergjate nje vitit pune. Me tej ne fjalen e tij z. Spahiu e ka konkretizuar ne shifra dhe vepra penale konkrete deshtimin ne gjykata nderkohe qe nuk kane munguar edhe akuzat e drejtperdrejta ndaj Prokurorise dhe Permbarimit per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore. Nenkryetari i KLD-se u shpreh Ne nje analize te vendimeve te dhena nga gjykatat per veprat penale te korrupsionit veme re se drejtesia shqiptare jo vetem ka deshtuar ne sjelljen per gjykim te personave pergjegjes per keto vepra penale por edhe ato pak vendime gjyqesore te dhena permbajne ne vetvete kontradikta te cilat kane veshtiresi justifikimi ne nje plan krahasues. Ndersa lidhur me problematiken me kryesore ate te mosekzekutimit te vendimeve z. Spahiu u shpreh Nderkohe qe gjykatat japin vendime denimi nuk ndodh e njejta gje me prokurorine dhe organet e tjera pergjegjese te cilat ekzekutojne nje pjese shume te vogel ku shumica e vendimeve te ekzekutuara jane ato me burgim ne te cilat te denuarit kane qene me mase sigurimi ndersa per sa i perket denimeve me gjobe te cilat ndikojne direkt ne buxhetin e shtetit dhe denimeve plotesuese ekzekutohen ne nje pjese minimale. Te dhenat e bera publike ne raportin e djeshem e kane indicien nga perfundimet e publikuara nga Ministria e Drejtesise te perfshira ne Vjetarin Statistikor 2009 por duke u bazuar edhe ne te dhenat qe disponohen nga KLD nisur nga analiza e punes neper Gjykatat e Rretheve Gjyqesore.

Paralajmerimi

Te lehtesuar nga largimi i medias vizive dhe ne pamundesi per te njohur gazetaret e medias se shkruar ne perfundim te fjales se nenkryetarit Spahiu disa nga kryetaret e pranishem shprehen lehtesimin per te folur hapur lidhur me problematikat e shfaqura. Nje nder to ishte kryetarja e Gjykates se Shkodres Valbona Duraj e cila u shpreh se gjyqtaret kane dhene denime per sa i parashikon ligji per korrupsioni nderkohe qe masat e denimit kane qene deri ne 3 vjet burg. Por ka nderhyre ne kete moment inspektorja e KLD-se Alma Bejtja e cila ka replikuar me znj. Duraj duke u shprehur se nuk ka asnje vendim te vetem ku gjyqtaret te kene dhene qofte edhe minimumin e denimit me burg per zyrtaret e akuzuar per korrupsion qofte edhe dy muaj burg. Por kryetarja Duraj e ka argumentuar kete mosdenim me burg me denimin me gjobe por te cilat nuk ekzekutohen per shkak te Prokurorise dhe Permbarimit. Edhe kryetarja e Gjykates se Lezhes Fjoralba Prifti mori fjalen lidhur me problematikat e hasura duke shprehur keqardhjen per masat e uleta te denimeve per korrupsion. Por pas reagimit te disa prej krereve te gjykatave e ka marre fjale serish nenkryetari Spahiu i cili ka renditur disa nga shkeljet ne gjykatat ne vend te cilat me se shumti jane evidentuar ne Gjykaten e Tiranes. Sipas tij ne gjykata jane konstatuar shkelje te etikes para dhe gjate procesit ankesa e pretendime per solemnitetin dhe etiken e gjyqtareve nuk perdoren shalat e gjyqeve dhe proceset zhvillohen ne zyra konstatohet mosmbajtje e togave nga avokatet dhe per kete nuk vihet ne dijeni Dhoma Kombetare e Avokatise nuk respektohen oraret e gjyqeve si dhe ka mbivendosje te orareve te gjyqeve ne seksionin familjar me seancat per leshimin e urdhrave te mbrojtjes. Nenkryetari i KLD-se paralajmeroi kryetaret se se shpejti do kete propozime dhe masa konkrete per shkeljet ne gjykata.

Shkeljet e hasura ne gjykata

shkelje e etikes para dhe gjate procesit

ankesa e pretendime per solemnitetin dhe etiken e gjyqtareve

nuk perdoren sallat e gjyqeve dhe proceset zhvillohen ne zyra

konstatohet mosmbajtje e togave nga avokatet dhe per kete nuk vihet ne dijeni Dhoma Kombetare e Avokatise

nuk respektohen oraret e gjyqeve

ka mbivendosje te orareve te gjyqeve ne seksionin familjar me seancat per leshimin e urdhrave te mbrojtjes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›