Policia Rrugore edukim per sigurine ne rruge ne komunitet
Ne Gjirokaster qe prej nje jave ka nisur zbatimi i marreveshjes se bashkepunimit te realizuar midis Ministrise se Arsimit e te Shkences dhe Ministrise se Brendshme Per edukimin dhe sigurine rrugore ne sistemin arsimor para universitar. Ne kete kuader nga ana e Njesise Rajonale per Qarkullimin Rrugor Gjirokaster ne bashkepunim te ngushte me e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster dhe me Drejtorine Arsimore Rajonale Gjirokaster u zhvillua nje takim per te diskutuar mbi formen dhe kohen per dhenien e oreve mesimore ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme te qarkut Gjirokaster. Ne takim u ra dakord qe fillimisht oret mesimore te zhvillohen me klasat e 8-ta dhe te 9-ta te shkollave 9- vjecare ne qytet dhe pastaj ne komuna dhe me pas ne shkollat e mesme. Per kete u hartua nje plan pune i perbashket njejavor i cili do te rinovohet ne cdo fundjave ku u percaktua kalendari i punes per ditet dhe oret si dhe shkollat qe do zhvillohen oret mesimore. Sipas burimeve zyrtare duke filluar qe prej dites se marte te javes qe kaloi zbatimi i ketij plani pune te perbashket ka filluar ne shkollen 9-vjecare Urani Rumbo te qytetit Gjirokaster ku specialisti i Marredhenieve me Publikun ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster komisar Gentian Mullai se bashku me specialistin e Edukimit ne Njesine Rajonale per Qarkullimin Rrugor Gjirokaster nenkomisar Kliton Jorgo me mbeshtetjen e inspektoreve te Kurrikules ne Drejtorine Arsimore Rajonale Gjirokaster kane zhvilluar dy ore mesimore me klasat e 8-ta dhe te 9-ta te kesaj shkolle. Po keta specialiste kane zhvilluar ore mesimi edukuese edhe me klasat e 8-ta dhe te 9-ta te shkolles 9-vjecare Naim Frasheri me klasat e 8-ta dhe te 9-ta te shkolles 9-vjecare ajupi me klasat e 8-ta dhe te 9-ta te shkolles 9-vjecare Koto Hoxhi te qytetit Gjirokaster si dhe ne disa komuna. Ne oret mesimore krahas nxenesve te klasave te 8-ta dhe te 9-ta te shkollave te sipercituara ne kuader dhe te bashkepunimit polici - shkolle dhe zbatimit te filozofise se policimit ne komunitet kane marre pjese edhe qeverite e nxenesve.