E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI zgjidhet kryesia e re e KDK-se

Lëvizja Socialiste për integrim përfundoi procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj të komiteti drejtues kombëtar ku kryetare është zgjedhur me 220 vota Erisa Xhixho e cila pason në këtë detyrë kryetarin e mëparshëm të Edmond Haxhinasto. Ndërsa komisioni zgjedhor në lsi bëri publike edhe rezultatet e arritura nga kandidatët dhe përbërjene re të drejtuesve të LSI-së
Kreu i LSI-së Meta shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar komisionin e votimit për punën e bërë dhe të gjitha anëtarët që morën pjesë në këtë proces i cili u krye për herë të parë në Shqipëri në mënyrë elektronike. Më herët anëtarët e KDK-së kanë votuar edhe për përbërjen e re të kryesisë së LSI-së e cila me ndryshimet statutore të miratuara do të përbëhet nga 25 anëtarë.

Kryesia e re KDK të LSI-së

Erisa Xhixho   - Kryetare 
Petrit Vasili  - N/kryetar 
Klajda Gjoca   -N/kryetare
Ylli Manjani    -N/kryetar
Luan Rama      - Sekretar i Përgjithshëm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›