E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton sot ne Tirane masa te rrepta sigurie

Mbërrin sot në Tiranë sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton. Tirana është zgjuar sot nën masa të rrepta sigurie për shkak të vizitës 4 orëshe në kryeqytet të diplomates amerikane.
Mbërritja në aeroportin e Rinasit është parashikuar në orën 10:00, nga ku më pas do t'i drejtohet Pallatit të Brigadave, ku pritet të zhvillojë takimin e parë me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Më pas mësohet se takimi i radhës do të jetë me kryeministrin, Sali Berisha në ambientet e Kryeministrisë, rreth orës 11:45.
Pas takimit me shefin e qeverisë Klinton do të mbajë një fjalim në Parlament. Mësohet se gjatë vizitës 4 orëshë në Tiranë sekretarja amerikane do të takohet edhe me kreun e opozitës Edi Rama.

Forcat speciale RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë, policia e rendit dhe kriminale e drejtorisë së Tiranës,  Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Garda e Republikës kalojnë në shërbime të përforcuara, për të siguruar cdo metër të territorit dhe kryesisht të lëvizjeve sipas axhendës së sekretares amerikane të shtetit gjatë vizitës së saj në Tiranë.  Njësia antieksploziv do jetë në shërbim gjatë të gjithë ditës duke kryer kontrollet për lëndë plasëse apo të rrezikshme në gjitha vëndet ku do të qëndrojë dhe vizitojë Klinton.  Do të ketë bllokimin e autostradës në krahun e lëvizjes gjatë hyrje-daljes në Tiranës, në momentet e lëvizjes, ndërsa snajpera dhe vëzhgues do të ketë thuajse në të gjitha pikat më të larta të kryeqytetit.  Jo zyrtarisht thuhet se janë 1500 efektiva që do të angazhohen në mbarëvjajtjen e vizitës së Klintonit, ndërsa ekspertë të ekipit të shoqërimit dhe ruajtjes së saj, prej disa ditësh kanë vëzhguar vëndet ku do të lëvizë sekretaria amerikane duke mbajtur kontakte intensiveb me krerët e drejtorisë së përgjithshme të policisë dhe drejtorisë së policisë së Tiranës.  Në orët e paradites është bërë një mbledhje e përbashkët për formulimin e aktit final të planit të masave për vizitën, e cila do të pasohej nga një tjetër takim në drejtorinë e policisë së tiranës për ndarjen e detyrave dhe marrjen e instruktimeve më të fundit.  Në orët e mbrëmjes pritet që të bëhen publike dhe oraret përkatëse përn rrugët që do të bllokohen gjatë vizitave.  Ndërsa në mbrëmje pritej largimi I automjeteve të parkuara pranë ambasadës amerikane, në zonën e rezidencave apo pranë institucioneve ku do zhvillohen takimet dhe do mbahen konferencat për shtyp. Masat e sigurisë të parashikuara nga policia    Policia e Kryeqytetit, ka planifikuar dhe ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së delegacionit të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zj. Hillary Clinton, e cila do të vizitojë Shqipërinë gjatë ditës së nesërme.   Në këtë kuadër janë planifikuar dhe disa masa kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, përkatësisht:   1.      Nga ora 22.00’ e datës 31.10.2012 deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve në këto akse rrugore. -          Rinas – Qafë Kashar; -          Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës; -          Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta; -          Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti; -          Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit; -          Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave; -          Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton; -          Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush; -          Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.   2.      Nga ora 10.00’ të datës 01.11.2012 deri në orën 17.00’ të kësaj date do të këtë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore të mëposhtme: -          Rinas – Qafë Kashar; -          Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës; -          Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta; -          Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti; -          Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit; -          Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave; -          Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton; -          Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush; -          Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.   3.      Nga ora 10.00’ deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të këtë kufizime të ndalimit si dhe të parkimit të automjeteve në akset rrugore: -          Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Sheshi Skënderbej; -          Rruga e Durrësit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganës.   Policia e Kryeqytetit, shpreh besimin në mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre kufizimeve të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës shumë të rëndësishme të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›