E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LSI zhvillon Konventën Kombëtare, një ditë pasi Meta lë Presidencën

Më 25 korrik 2022 Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë Konventën Kombëtare. Konventa Kombëtare e LSI do të mbahet në orën 19.00 te Pallati i Kongreseve.

Kjo konventë zhvillohet vetëm një ditë pasi Ilir Meta lë zyrtarisht detyrën e Presidentit pas një mandati 5-vjeçar në krye të këtij institucioni.

Nuk dihet nëse në Konventë Kombëtare të LSI, do të marrë pjesë edhe Ilir Meta, i cili themeloi partinë, megjithatë ai ka paralajmëruar se pas Presidencës do rikthehet aktiv në politikë, por pa specifikuar nëse do të rikthehet apo jo te LSI.

Mandati i presidentit Ilir Meta mbaron më 24 korrik, ditë kur zyrtarisht ia dorëzon postit presidentit të sapozgjedhur Bajram Begajt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›