E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, kontratë me Albtelekom për internetin në shkolla

Në kuadrin e programit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, u nënshkrua sot kontrata për instalimin e shërbimit të internetit në të gjitha shkollat bazë dhe të mesme. Kontrata u firmos nga ministri Beja dhe Drejtori i Albtelekom. 

TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendos bashkëpunimin me kompaninë Albtelekom për të shtrirë rrjetin e internetit në 2017 shkolla në të gjithë vendin.
Në kuadrin e programit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, në mjediset e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u nënshkrua sot kontrata për instalimin e shërbimit të internetit në të gjitha shkollat bazë dhe të mesme.

Kontrata u firmos nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja dhe Drejtori i Albtelekom, Mustafa Arkdogan.
Kontrata me vlerë mbi 1 milion USD do të pajisë me shërbim interneti në tre muajt e ardhshëm 2107 shkolla të mesme dhe bazë në çdo rreth të vendit.

Ministri Beja u shpreh se me këtë kontratë përmbyllet një fazë e rëndësishme e projektit madhor të MASH, "TIK-shkolla".
Drejtori i kompanisë Arkdogan pasi falenderoi bashkëpunimin me MASH tha se “Albtelekom do të kontribuojë për modernizimin e sistemit arsimor shqiptar. Një nga misionet e kompanisë është për t’i shërbyer sistemit arsimor dhe shkollës shqiptare në përgjithësi”.
(e.n/News24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›