E Diel, 1 Nëntor 2026

Të kthejmë kryeqytetin në destinacion turistik

15-06-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku Lulzim Basha prezanton “Guidën e Tiranës’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha prezantoi dje “Guidën e Tiranës’ në një aktivitet të organizuar tek Pedonalja. Basha gjatë fjalës së tij theksoi angazhimin që ndërmori kur erdhi në krye të bashkisë së Tiranës, për ta kthyer kryeqytetin në një destinacion të mirëfilltë turistik. “Gjithnjë e më shumë turistë po i drejtohen Tiranës çdo ditë”, tha Basha duke shtuar se, një synim është që turizmi në Tiranë të dyfishohet deri në vitin 2015. “Tirana ka shumë për të ofruar dhe angazhimi im që në fillim të marrjes së detyrës është se Tirana të mos mbetet pikë automatike e intenerarit të turistëve, por të kthehet në destinacion të mirëfilltë turistik. Dhe kjo nuk ka të bëjë me një ambicie por një objektiv konkret. Krijimin e mundësive që turizmi në Tiranë të dyfishohet si industri deri në vitin 2015 dhe të mundësojë hapjen e 20 mijë vendeve të reja të punës. Ky është sot një objektiv shumë i arritshëm dhe kemi parë në kryeqytet grupe turistësh nga vende të Bashkimit Evropian dhe bota. Sot me ketë instrument ju vijmë në ndihmë dhe bëjmë detyrën tonë duke iu ardhur në ndihmë operatorëve turistik”, u shpreh Basha. Nxjerrja në pah e veprave, si memoriali i Shqiponjës, i Shpalljes së Pavarësisë etj së bashku me rivlerësimin e pikave turistike tradicionale të qytetit, sipas Bashës do të bëjnë që Tirana të jetë një prej destinacioneve turistike më të vizituara nga turistët. “Pedonalja do të kthehet jo thjesht në shëtitore, por në një rrugë që të çon në kërthizën e kryeqytetit. Kemi dhe projekte të tjera. Rehabilitmin e sheshit “Avni Rustemi” etj”, theksoi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›