E Shtunë, 31 Tetor 2026

LUKAS PODOLSKI: E patë? Mund të shënoj edhe me të djathtën!

Përgatiti: Admir Gremi

 Mëngjarashi është futbollisti më i ri në moshë (27 vjeç) që arrin shifrën e 100 ndeshjeve me kombëtaren. Ndaj Danimarkës shënoi një gol me të djathtën

Sociologë, analistë ekonomiko-sportiv, të dashuruarit e përjetshëm të përballjes së Davidit me Golian: ka ardhur momenti për të shpërthyer e për të shkëputur nga gjiri i një dueli të papritur futbollistik, refleksionet e përpunuara mbi Europën e re, krenarinë e popujve, reagimin e turmave të tifozëve që do të gjenden të premten në stadium.

Cilat kore do të nisin fillimisht? Ne do tiu mbajmë ende, apo na keni shkatërruar me super-monedhën tuaj. Duke qenë se takimi vëllazëror do të luhet në Gdansk, tokë polake që dikur zotërohej nga gjermanët, me shumë mundësi do të jetë prezent edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka premtuar se nuk do të shkelë në Ukrainë, për shkak të atentatit të pretenduar ndaj demokracisë.

Ndaj dhe Gjermani-Greqi, një çerekfinale e mijra motiveve, do të jetë një sfidë edhe më e këndshme.

ME I RIU – Angela Merkel ka një preferencë për Bastian Shvajnshtajger, por edhe të integruarit e fundit i pëlqejnë jashtëzakonisht shumë.

Dikur bënte fotografi përkrah Mesut Ozilit, me bustin lakuriq, duke thyer protokollin; por edhe Poldi konsiderohet gjenial, ndoshta sepse ka nisur të përfaqësojë Gjermaninë, shumë më herët sesa ajo.

Nuk është ndonjë gjë e re, fakti që në prezencën e 100-të të tij, të festuar ditën e dielë, Lukas Podolski ka ri-shprehur prejardhjen e tij polake dhe siç rikujton gjithmonë me zemër ndihet polak.

Por, Poldi është lojtari më i ri në Europë që arrin të luajë 100 ndeshje me kombëtaren, ndaj dhe Kancelarja e sheh si një simbol të rinisë së përzierë dhe ambicioze, një përzierje që furnizon vazhdimisht ndryshimin e lokomotivës gjermane.

E nëse pranë multi-kulturalizmit afrohet edhe një autokton i vërtetë si Lars Bender, autor i golit të fitores ndaj Danimarkës (për të ka qenë goli i parë me fanellën e Gjermanisë), sinjali i fitoreve bëhet gjithmonë e më intensiv.

E DJATHTA – Jam i kënaqur për golin, por jo për faktin se ai erdhi në ndeshjen jubilare. Ndihem i tillë, sepse e shënova me këmbën e djathtë. E patë edhe vet, diçka mund ta bëj edhe me këmbën tjetër, shprehet mëngjarashi Podolski, pasi ka marrë çmimin e Futbollistit më të mirë në fushë nga UEFA.

Polaku del më në fund nga apatia e dy ndeshjeve të para në Europian: sipas tij, ndodhi gjithçka për shkak të punës së madhe mbrojtëse, sepse me anësorët kundërshtarë si holandezi Roben dhe portugezi Nani, trajneri i kishte kërkuar të mbulonte paksa edhe Lahmin. Poldi i ishte bindur udhëzimeve, por duke qenë se askush nuk u ankua për mungesën e tij në sulm, mendimi i tij është zhvendosur.

GREQIA - Duhet të jemi më të vendosur në sulm – shprehet trajneri Joakim Lëv. – Në pjesën e dytë kemi rrezikuar, sepse ishte e qartë që Danimarka do të hidhej në sulm për të kërkuar maksimumin e mundshëm. Mund ta kishim mbyllur më parë ndeshjen, por kjo na mëson ti mbajmë këmbët në tokë.

Jam i kënaqur për Podolskin, e meritonte. Nuk jemi të mendimit se Greqia është një kundërshtar i lehtë, do të jenë më të vështirë sesa danezët. Ashtu si të gjithë gjermanët, edhe trajneri i kombëtares mendon se Greqia përbën një rrezik për ta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›